Performancë e (Pa)Vlerësuar e Prokurorëve dhe Gjykatësve.
Teksti: Në video dokumentarin “Performancë e (Pa)Vlerësuar e Prokurorëve dhe Gjykatësve” të realizuar nga Organizata ÇOHU!, trajtohet vlerësimi i performancës së prokurorëve dhe gjykatësve nga komisionet përkatëse, me fokus në telashet me performancë. Ndër problemet e identifikuara dhe trajtuara në video dokumentar janë mungesa e rezultateve të komisioneve për vlerësimin e përformancës së Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, masat e pakta ndaj prokurorëve dhe gjykatësve me performancë të dobët, sfidat me vlerësimin e performancës si dhe ndryshimet eventuale ligjore të cilat do të ndikonin në rritjen e performancës dhe llogaridhënies së prokurorëve dhe gjykatësve.