06 Shkurt 2019

Parashkrimi i rasteve në prokurori dhe gjykata

Filmi dokumentar trajton dukurinë e parashkrimit (vjetërsimit) të lëndëve penale si njëri ndër problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë. Si pasojë e mostrajtimit dhe zvarritjes së lëndëve në prokurori dhe gjykata, sipas hulumtimit të Organizatës Çohu! numër i madh i lëndëve janë parashkruar. Vetëm në periudhën 2000 – 2018, janë parashkruar mbi 22 mijë lëndë penale në gjykata, derisa në prokurori në periudhën për të cilën ekzistojnë të dhënat, 2014 – 2018, janë parashkruar rastet ndaj 259 personave.
Parashkrimi i këtyre rasteve ka rezultuar me shkelje të të drejtave të qytetarëve për të pasur gjykim të drejtë dhe në kohë duke ua pamundësuar kështu edhe qasjen në drejtësi dhe trajtimin e lëndëve të tyre.

Nga  Genc Nimoni

play