Zona Historike e Prishtinës po rrezikohet të zhduket në mungesë të përkujdesjes nga shteti. Më të rrezikuarat mbetën shtëpitë e vjetra, të cilat po digjen e rrënohen dhe po ndërtohen të reja. Në mes të zonës sheh objekte të larta që ua kanë zënë frymën atyre pak monumenteve kryesisht të periudhës otomane siç janë shtëpitë e arkitekturës otomane, xhamitë, Hamami etj. Ekspertët e trashëgimisë kulturore, thonë se është shansi i fundit që Prishtina e Vjetër të shpëtojë nga shkatërrimi