09 Tetor 2013

Saga e Nisit

Nis Beqiri është 12-vjeçar dhe se bashku me nënën e tij dhe dy motrat që katër vite kanë shkuar në Suedi për t'u trajtuar nga një sëmundje e rëndë e paralizës së trurit. Familjarët thonë se ai është lënduar gjatë lindjes në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në QKUK. Nisi është i paralizuar dhe nuk mund të ushqehet në mënyrë të rregullt, por ushqehet përmes gastrostomes perkutane (merr ushqimin përmes një vrime në lukth) si dhe ka probleme me shtrëngim të muskujve. Pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës, ai u la të presë për disa orë, sepse mjeket nuk pranonin që të nënshkruanin pranimin e tij në Kosovë. Sipas familjarëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka insistuar që të pranohet deportimi i tij në Kosovë. Nëna e Nisit, Besa Musa, thotë se kur autoritete suedeze kanë shkuar për t'i depërtuar për në Kosovë, i kanë thënë se Qeveria e Kosovës është zotuar se i ka të gjitha kushtet e duhura për trajtimin e tij. Me gjithë përpjekjet e komunitetit të Filipstadit, si dhe dëshmive mjekësore se trajtimi i tij në Kosovë është i pamundur, Bordi i Migrimit të Suedisë ka vendosur kthimi e tij.

Nga  Besnik Boletini, Qëndrim Bunjaku

play