05 Shkurt 2024
Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me ndikimin që e ka pasur subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente nga Ministria e Ekonomisë.
Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.
Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.
Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.