English
Scroll top

Pyetësor: Respektimi i pushimeve nga punëdhënësit në sektorin privat

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me respektimin e pushimeve të punëtorëve në sektorin privat në Kosovë.

06 Tetor 2023

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me respektimin e pushimeve të punëtorëve në sektorin privat në Kosovë.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga qytetarët e Kosovës që janë të punësuar në sektorin privat se ai respektojnë punëdhënësit e tyre pushimet që u takojnë punëtorëve me Ligjin e Punës. Nëse nuk i respektojnë a janë ankuar ndonjëherë në Sindikatë apo Inspektoratin e Punës, nëse po të çfarë natyre kanë qenë vendimet dhe a janë respektuar ato nga punëdhënësit.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.