English
Scroll top

Pyetësor: Respektim i kodit të etikës gazetareske nga portalet informative

22 Korrik 2024

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me respektimin e kodit të etikës nga mediat e shkruara në Kosovë.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga qytetarët e Kosovës se sa kanë vërejtur shkelje të kodit të etikës gazetareske gjatë leximit të lajmeve, me theks të veçantë ndaj fëmijëve, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Sa është cenuar privatësia dhe integriteti i tyre, apo janë prezantuar papërshtatshëm në raportime të ndryshme.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.