Prishtinë, 02 Shkurt 2023
Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me konfliktin e interesit.
Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga ju se çka mendoni për konfliktin e interesit. A mendoni që zyrtarët me qëllim e fshehin konfliktin e interesit edhe në rastet kur kanë njohuri se janë në konflikt të interesit. Si duhet të trajtohet konflikti i interesit nga institucionet në mënyrë që të këtë më pak raste të tilla.
A keni dëgjuar për ndonjë rast në komunën tuaj, ose në ndonjë institucion tjetër, që një zyrtar ka favorizuar dikë nga familjarët, miqtë apo organizatat me të cilat ka pasur marrëdhënie afariste duke i dhënë punë publike, leje, licenca, grante dhe subvencione? Apo ia ka dhënë ato vetës.
A keni njohuri për rastet kur një zyrtar mbanë dy vende pune në sektorin publik dhe atë privat por që janë në konflikt interesi.
Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.
Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.
Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.