English
Scroll top

Nis Beqiri kthehet në Suedi

Nis Beqirit dhe familjes së tij sot i është aprovuar kërkesa për t'u kthyer sërish në Suedi. Aprovimi i kërkesës ka ardhur nga Bordi për Migracion i Suedisë, pasi që grupi i organizuar atje për përkrahjen e Nisit ia ka gjetur një vend pune Besës, nënës së Nisit.

Prishtinë, 20 Nëntor 2013

Preportr, ka raportuar i pari në lidhje me kthimin e Nis Beqirit në Kosovë, i cili ishte kthyer përmes Aeroportit  të Prishtinës.  Raportimi i Preportr, është publikuar edhe nga shumë portale e televizione të Kosovës, por edhe të Suedisë.

Vendimit për rikthimi të Nisit në Suedi, i ka paraprirë një sensibilizim i madh i mediave në Kosovë dhe në Suedi si dhe grupeve të organizuara atje.

Lajmin për aprovimin e kërkesës së Nisit, e kanë bërë të ditur për Preportr, familjarët e Nisit.

Preportr, para disa javëve ka raportuar se pas kthimit në Kosovë, Nisit kishte filluar që t'i përkeqësohet gjendja shëndetësore si dha ka publikuar të gjitha dokumentet e autoriteteve shëndetësore të Kosovës se nuk ka trajtim të duhur.