Prishtinë, 13 Mars 2013
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Sami Hamiti po përballet me drejtësinë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për korrupsion. Ai u arrestua bashkë me biznesmenët Agim Ademi e Muharem Rama. Këta dy biznesmenë akuzohen nga pronari i kompanisë “Capital Ring’ Dritëro Kadolli se i kanë kërkuar atij tri shtëpi dhe një makinë të tipit BMW X5, dhe se njërën nga shtëpitë dhe makinën ia kishin kërkuar për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, Kadolli ka thënë se biseda, gjatë së cilës është bërë kjo kërkesë, është inçizuar me ndihmën e hetuesve të EULEX-it. Procedura po vazhdon,me Hamitin të lirë, ani pse opozita në Kuvendin Komunal kishte kërkuar që ai të shkarkohej.
Por, dallaveret me pasuri të patundshme në zonën e Prishtinës duket se janë të moçme. Edhe pse dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it, Nazim Bllaca deklaron se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), agjent i së cilit shpallë vetën, ka qen i përzier në tjetërsim të kundërligjshëm të pronash, Kadri Veseli që drejtoi këtë agjenci deri në shkurt të viti 2008 thotë se ata po luftonin këtë fenomen.
Preport ka publikuar në qershor të vitit 2012 hulumtim “Armatura e SHIK-ut” pati publikuar dokumente te transaksioneve që lidheshin me shit-blerje tokash në me s ët Ballcës e Fahredin Gashit-Farukut, tash të dënuar për krime lufte, por Kadri Veseli problemin e pasurive të patundshme në Prishtinë e shpjegon edhe me anë të banesës së tij.
Ai thotë se menjëherë paslufte ka blere një banese ne Ulpiane, nga pronar legal shqiptar. Pas krijimit të familjes së vetë, përkatësisht nga viti 2003 ka në pronësi së paku një banesë në qendër të kryeqytetit, të cilën po ashtu thotë se e ka blerë nga një shqiptar, të cilit nuk donë të ia zbuloi emrin, por thotë se këtë e ka bërë pasi që është siguruar nga ish-HABIT-ati, tash Agjencioni i Pronave i Kosovës se prona nuk ka konteste.
Nuk e mohon mundësinë që banesa të ketë qenë me herët edhe në pronësi të ndonjë gjenerali serb para luftës.
Kadri Veseli, që thotë se vetë është kujdesur që të mos blej në kryeqytet një pronë me konteste, si shef i SHIK-ut, ka një rrëfim edhe për procesin e transaksionit të pronave në Kosovë, e në regjionin e Prishtinës në veçanti.
Ish-shefi i SHIK-ut thotë se duke ndjekur elementë të shërbimeve inteligjente serbe, kanë rënë në gjurmë të tjetërsimeve të kundërligjshme të pronave, në veçanti në regjionin e Prishtinë, pas të cilave qëndronin këta elementë.
Kam arsye të besoj se një pjesë e madhe e tjetërsimit të pronave në mënyrë të kundërligjshme janë bërë me ndihmën dhe implikimin e shërbimeve inteligjente serbe dhe elementeve te tyre. Ata, nuk përjashtohet se i kanë ndihmuar mashtruesit dhe sekserët e ndryshëm në Kosovë nëpërmjet dokumenteve juridike të lëshuara në Serbi para dhe pas luftës ne Kosove. Vlerat e këtyre transaksione kanë qenë marramendëse, duke shtuar se këto mjete mund te jene përdorur edhe për financimin e strukturave paralele serbe ne Kosove.
Kadri Veseli
“Kam arsye të besoj se një pjesë e madhe e tjetërsimit të pronave në mënyrë të kundërligjshme janë bërë me ndihmën dhe implikimin e shërbimeve inteligjente serbe dhe elementeve te tyre. Ata, nuk përjashtohet se i kanë ndihmuar mashtruesit dhe sekserët e ndryshëm në Kosovë nëpërmjet dokumenteve juridike të lëshuara në Serbi para dhe pas luftës ne Kosove. Vlerat e këtyre transaksione kanë qenë marramendëse, duke shtuar se këto mjete mund te jene përdorur edhe për financimin e strukturave paralele serbe ne Kosove. ”, thotë Veseli.
Ai thotë se në këtë proces, të tjetërsimit të kundërligjshëm të pronave shumë të vlefshme, si mashtrues e sekserë kanë qenë të kyçur edhe një numër i kosovarëve. Ne interesimin tone se ne këto transaksione te dyshimta, a mund te ketë pasur edhe njerëz te luftës, ai shton “Ka pasur fatkeqësisht!”, duke shtuar se asnjë grup nuk banë përgjegjësi nëse një prestar i tij është kyçur në aktivitete kriminale.
Ai pretendon që nuk është vonë që tash të hapen këto raste, dokumentet bazë të të cilave sipas tij janë nëpër gjykata, te lëndët civile dhe në Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP) dhe insiston se duhet ne mënyrë juridike gjithsesi të hapen dhe te rivihet drejtësia ne vend, duke përmendur trekëndëshin e keqpërdorueseve ne këtë proces palën serbe, përfshire nivelin e larte te institucioneve te tyre dhe shërbimeve te tyre inteligjente, por dhe palën kosovare, grupe te caktuara dhe sekserë, avokate, gjykatës dhe zyrtare te komunave.
Edhe pse pranon që kanë pasur informacione për tjetërsime pronash në vlera milionëshe, nuk tregon se çka ka bërë me këto informacione. Thotë se ka pasur raste kur kanë ndërhyrë tërthorazi dhe kanë pasur sukses në pengimin e tjetërsimit të pronës shoqërore, nga niveli kompetencave dhe përgjegjësive ne rrethana te kohës, por nuk pranon që të flas për raste konkrete.
Objekti i panjohur në qendër dhe rrëfimi për AAK-në
Në qendër të Prishtinë, në fund të sheshit “Nëna Tereze”, aty ku bashkohet me sheshin “Zahir Pajaziti” paraziti ekziston një ndërtesë shumëkatëshe,q ë përdoret kryesit për vendosjen e postarëve. Ajo mësojmë që i takon Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) “Beko” nga Beogradi, por edhe pse AKP-ja obligohet të menaxhoi me pronat shoqërore, të kudo-qofshin, këtë nuk e ka bërë me këtë objekt, Për këtë objekt pos në AKP as në Komunën e Prishtinës nuk pranojnë të flasin.
Preportr ka siguruar raportin audtimit të brendshme që ka bërë AKP-ja për uzurpatorët , për të cilët ka quar raste në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por as në këtë raport nuk figuron ndërtesa në fjalë.
Derisa kjo ndërtesë nuk figuron askund, AKP-ja në këtë raport ka vendosur Aleancën Kosova e Re (AKR) si uzurpatore. “Behxhet Makolli, Kazino "Astra Club", Aleanca Kosova e Re (AKR)”, shkruan qartë në këtë raport për emrin e personit që uzurpoi zyrat që ka përdorur për një kohë të gjatë AKR-ja e Behgjet Pacollit si seli.
Selia e LDK-s, po ashtu “Te Qafa” , sipas të dhënave të AKP-së nuk është pronë shoqëror. Por sipas një raporti të brendshëm të inspektimit të Komunës së Prishtinës, gjeneratori i kësaj selie është i vendosur në mënyrë të kundërligjshme.
AKR-ja uzurpon prone shoqeror
AKP-ja në këtë raport ka vendosur Aleancën Kosova e Re (AKR) si uzurpatore. “Behxhet Makolli, Kazino "Astra Club", Aleanca Kosova e Re (AKR)”, shkruan qartë në këtë raport për emrin e personit që uzurpoi zyrat që ka përdorur për një kohë të gjatë AKR-ja e Behgjet Pacollit si seli
Selia e PDK-së zyrat në katin e katër në sheshin “Nënë Tereza”, sipas AKP-së kanë qenë në pronësi të NSH-së “Drithnaja”, të cilat janë privatizuar në Valën 44 si ‘Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyret” Sh.P.K. dhe kontrata është ratifikuar me 1 shkurt 2011.
Kadri Veseli, tash anëtar Kryesie në PDK, si më i votuari, nuk e thotë se nuk e din se si u vendos partia e tij në një pronë shoqërore, por pranon të rrëfej për historinë e objektit ku tash operon kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt.
“Zona e Llapit menjëherë pas luftës pati vendosur në këtë ndërtesë Policinë e Ushtarake, dhe bashkë me ta me vone u vendosën edhe njerëz të SHIK-ut për regjionin e Prishtinës. Pastaj erdhën dhe u vendosën njerëz të partisë së Haradinajt. Njerëzit e mijë dhe ata të AAK-së kanë bashkë-jetuar në këtë ndërtesë për nja 7-8 muaj”, thotë Veseli dhe mohon trilerin tashmë të famshëm që Haradnaj, sipas tij e për te fascinuar fansat e vete ne publik me dhuntitë e tij te njohura, e ka nxjerr SHIK-un “me shkelma” prej kësaj ndërtese”.
“Ramushi kishte hapur një kuzhinë të vogël për zyrtarët e partisë së tij dhe një kohë aty janë ushqyer edhe njerëzit e mi. Nuk ka pasur kurrë konflikte as verbale, aq me pak grushte, përkundrazi njerëzit e mijë dhe të Ramushit në këtë ndërtesë njiheshin me vite dhe raporte kane qene me se normale.”, thotë Veseli.
Sipas tij, SHIK-u, me një marrëveshje në mes të Ramush Haradinajt dhe Latif Gashit, atëherë njëri nga drejtorët e SHIK-ut, tash deputet i PDK-së, njerëzit e SHIK-ut u sistemuan tjetërkund dhe ndërtesa më në fund kaloi krejt në duart e partisë së Haradinajt. Me shaka mbyll fjalinë duke shtuar se “...edhe pse nuk shquheshim për gjera te tilla, sikur të vinte puna te grushtet e shqelmat, dihet se kush kë do ta nxirrte, duke shtuar se ajo as qe kishte ndodhur as qe do te mund te ndodhte ne asnjë skenar ne kuptimin e normalitetit dhe kolegjialitetit human qe ka ekzistuar mes tyre.”.
Veseli ka thënë se agjencia që ai ka drejtuar nuk ka dashur që të numërohej kurrë si uzurpatore, prandaj edhe për zyrat e tyre që janë ditur publikisht, në rrugën “Garibaldi”, afër Hotel “Grandit”, ka paguar një qira simbolike në arkën e Ndërmarrjes “Trepça” deri ne qershor 2008. Tash në këto zyra operon Organi Shqyrtues i prokurimit (OSHP), i njohur edhe si “gjykata e tenderëve”.