English
Scroll top

Pyetësor për gazetarët: Respektim i kodit të etikës gazetareske nga gazetarët dhe portalet informative

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me respektimin e kodit të etikës nga mediat e shkruara në Kosovë.
Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga gazetarët që veprojnë në Kosovë se...

31 Korrik 2024

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me respektimin e kodit të etikës nga mediat e shkruara në Kosovë.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga gazetarët që veprojnë në Kosovë se sa kanë vërejtur shkelje të kodit të etikës gazetareske me theks të veçantë ndaj fëmijëve, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Si dhe për procesin e publikimit të një lajmi.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.