English
Scroll top

Pyetësor: Cilësia e derivateve në Kosovë

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë

Prishtinë, 01 Gusht 2023

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga qytetarët e Kosovës më sfidat që ata ballafaqohen lidhur më cilësinë e derivateve të naftës. A mendoni që derivatet e naftës që importohen në Kosovë janë të një cilësie të mirë? A keni vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës viteve të fundit? Nëse jeni ballafaquar apo e keni vërejtur në ndonjë mënyrë se nafta dhe derivatet e saj që u janë shitur nuk kanë qenë të cilësisë së mirë, a i jeni drejtuar ndonjë institucioni për t’u ankuar. Në rast se keni marrë përgjigje të çfarë natyre kanë qenë ato përgjigje.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.