Prishtinë, 18 Gusht 2012
Ngatërrimi i wahabistëve me salafistë
Feja Islame në Kosovë ka rrënjët e saj pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane. Periudha kur feja islame me të madhe është përhapur ndër shqiptarët është prej vitit 1389 deri më 1912, ndërsa tani sipas të dhënave zyrtare të Bashkësisë Islame:,
90 % e popullatës që jeton në Kosovë janë mysliman,
6 % janë ortodoksë
3 % katolik dhe
1 % të tjerë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë që e ka pasur në maj të vitit 2011 me Presidentin amerikan Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet.
Atëkohë, Presidentja e Kosovës ka folur për revolucionin Arab, rrezikun që rryma radikale fetare të marrin pushtetin në këto vende ish diktatoriale dhe mësimet që në këtë rast jep pervoja e shtetit dhe shoqërisë kosovare në lidhje me fenë.
“Islami është raporti i individit me Zotin, dhe jo i individit me shtetin. Është marrëdhënia njerëzore me besimin që nuk imponohet ndaj të tjerëve”, ka vlerësuar Presidentja e Kosovës.
Zhvendojsa e rrënjëve, nga “Islami Osman” në “salafistë arabë”
Në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzëve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej “kijametit”. Imami i Xhamisë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Fadil Sogojeva nuk e thotë asnjë fjalë të keqe për Presidenten Jahjaga, megjithatë ai si shembull që “kijameti” po i ndodhë Kosovës për shkak se Jahjaga po e udhëheqë Kosovën, e përmend përhapjen e korrupcionit dhe krimit të organizuar në përmasa tejët të mëdha.
Këtë grup të Imamëve i acaron tejmase edhe miratimi i ligjit për arsim që nuk lejon futjen në shkollat publike të vajzave të mbuluara. Për këtë ata mblodhën disa mijëra njerëz duke protestuar në rrugë muaj më parë, protesta që u ndalën kur e panë që ligji ishte miratuar dhe nuk kishte më kthim prapa. Të njejtit donin edhe futjen e lëndës fetare nëpër shkollat publike, një kërkesë që megjithëse e pati përkrahjen e një prej partive në pushtet, u hodh poshtë gjithashtu.
Në opinion ky grup i njerëzve njihen si “Ëahabistë”, njerëz me mjekra të gjata dhe pantollona deri te nyni i këmbës, ndonëse ata nuk e pranojnë se janë të tillë. Përhapja e ideve të tyre dhe ushtrimit i ndikimit gjithashtu ndihmohet shumë edhe përmes propagandës në internet dhe shkrimeve në media.
Një nga imamët më të njohur për qëndrime të tilla është edhe hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi i cili në një prej intervistave dhënë në Klan Kosova ka sygjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën “La Ilahe Il Allah” (S’ka Zot tjetër përpos Allahut). Kjo shprehje gjendet në flamurin e Arabisë Saudite, vendi që udhëhiqet prej një dinastie mbretërore e ardhur në pushtet nga përkrahja e “Ëahabistëve”.
Në një nga kanalet në faqen e internetit “youtube.com”, hoxha i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, duke folur për temën e ekstremizmit fetar, thotë me habi si mund të akuzojnë të tjerët për rrymë radikale nëse ai kërkon që “shqiptarët, të mos shkojnë në det së bashku meshkuj e femra për tu cullakuar”.
Te jo pak të rinj kosovar që marrin pjesë rregullisht në ligjeratat e këtyre imamëve, ndikimi dhe lojaliteti tejmase i madh vërehet te pyetjet që i bëjnë. Njëri pyet nëse ka të drejtë që të dal me bashkëshorten e tij dorë për dore, tjetri pyet nëse është haram të pihet coca cola…etj
(Ligjerata të marra nga youtube.com, ligjerues Mazllam Mazllami, Prizren, Enes Goga - Pejë).
Bashkësia Islame e Kosovës, gjatë bisedës me QKGH fillimisht e pranojnë se ka imamë të tyre që vetëm mënyren e lutjes e kanë pak më ndryshe. Megjithatë, Kryeimami i Kosovës, Sadri Bajgora dhe Afrim Sadriu nga zyra për media, kur pyetën nëse përkrahin predikimet e disa prej imamëve të lartëpërmendur e pranojnë që disa prej tyre edhe predikimet i kanë ndryshe prej asaj që e thotë zyrtarisht BIK dhe se disa prej këtyre imamëve “ju është tërhequr vërejtja”.
Kush janë Ëahabistët dhe Salafistët arabë
Ngatërrimi i Ëahabistëve me Salafistë Arabë nuk bëhet vetëm në Kosovë pasi dallimi që ekziston mes tyre është si një fije peri, ndonëse sipas Profesor Ahmad Mousalli, ligjerues në Universitetin Amerikan të Beirutit, ky dallim shumë i vogël është i një rëndësie të veçantë.
Ai ka kryer një studim në vitin 2009 për universitetin e tij ku mundohet të sqarojë dallimet dhe të përbashkëtat e këtyre rrymave. Profesor Mousalli mendon që Ëahabizmi është forma më strikte e Islamit e nisur nga Muhammad Bin al-Ëahhab si lëvizje reformash teologjike me qëllim siç thonë ata të shpërbëjë disiplinat tradicionale dhe praktikat e zhvilluara në historinë e Islamit. Themeluesi Abd al-Ëahhab në kohën e tij ka argumentuar se njohja e një krijuesi të vetëm pa partner nuk është e mjaftueshme për besim korrekt dhe se kësaj i duhet shtuar sjellja “e pastër” islamike. Kjo lëvizje në kohën kur është nisur ka pasur gjithashtu për qëllim edhe largimin e Perandorisë Osmane nga Meka e Medina e cila sipas tyre nuk ka praktikuar Islamin si duhet.
Në Kosovë, siç është potencuar më lartë, feja islame është përhapur gjatë sundimit Osman të Ballkanit, diçka që rrymat e konsideruara radikale edhe nga organet e shtetit të Kosovës, duket se kanë qëllim ta ndryshojnë.
Qendra Kosovare për gazetari Hulumtuese ka siguruar edhe një raport Top Sekret të Policisë së Kosovës, i para disa viteve, që flet për rrezikun e Ëahabizmit në Kosovë:
“Sipas tyre (Ëahabistëve) ata edhe munden ta vrasin një Mysliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre.) etj, të cilët veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë” thuhet në faqen e parë të këtij raporti.
Ky raport 3 faqësh që është konfirmuar se i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri (mandati 2007 – 2010) nuk identifkon organizata dhe persona konkret si Ëahabistë, por flet hapur për rrezikun çdo herë e në rritje nga përhapja e kësaj rryme.
Policia e Kosovës në përgjigjet e dërguar Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese më shumë e kanë sqaruar teorikisht se cfarë bëjnë ata nëse marrin ndonjë informacion për veprimtari të tillë. Policia kosovare nuk ka pranuar të përmend ndonjë organizatë të cilën e dyshojnë për veprimtari të tillë.
Kompania amerikane JCB Consulting në dokumentin e tyre të vitit 2002, një raport special për Presidentin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i titulluar “Financimi i terrorizmit, rrënjet dhe trendet e financimit të terrorizmit” flet edhe për bastisje që UNMIK-u ka bërë nëpër organizata për këtë qëllim. Aty përmendet krijimi i një komiteti prej mbretërisë së Arabisë Saudite që do kontrollonte fondet që jepen për organizata fetare humanitare edhe për Kosovën. Sipas dokumentit të JCB Consulting, “UNMIK-u, ka bastisur një shtëpi që ishte marrë me qera nga “Saudi Joint Relief Committee në Prishtinë, bastisje kjo që është bërë në prill të vitit 2000. Kjo organizatë (e krijuar nga mbretëria e Arabisë Saudite) punonte si mbulesë për disa prej operativëve të Osama bin Ladenit, përfshirë edhe ish drejtorin e këtij komiteti, Adel Muhammad Sadi Bin Kazem dhe Ëael Hamza Julaidan (Sekretari i Përgjithshëm i Trustit Rabita në Pakistan dhe një prej bashkë-themeluesve të Al Kaidës e deklaruar si organizatë terroriste nga qeveria e SHBA-ve në vitin 2002”.
Të njejtën bastisje e përmend edhe Shaul Shay, në librin e tij, “Islamic Terror and the Ballkans” ku ndër të tjera thuhet se “ka qenë evidente se SJRC ka shërbyer si mbulesë për aktivitetet e njësive terroriste dhe për transferin e fondeve dhe organizimin e aktiviteve në Balkan”.
Në numrin e ardhshëm vazhdohet me historinë për “hoxhën” e Marinës, Kastriot Duka,si e sfidoi ainjë vendim të shtetit të Kosovës që të mos hyjë më në territorin e Kosovës, cili institucion ndërkombëtar e ka ndaluar Bajram Rexhepin të hartojë ligj kundër rrymave fetare të dyshimta etj.
(Ky hulumtim është bërë nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese i përkrahur nga fondi danez për gazetari hulumtuese, “Scoop”. Përgjegjësinë për këtë material e kanë autorët e këtij teksti).