English
Scroll top

Pyetësor: Shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me shkeljet e të drejtave që u bëhen punëtorëve në sektorin privat.

16 Dhjetor 2021

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me shkeljet e të drejtave që u bëhen punëtorëve në sektorin privat.

Përmes këtij pyetësori duam të dimë se sa po shkelën të drejtat e punëtorëve nga punëdhënësit, përfshirë këtu punësimet pa kontratë pune, sigurinë në vendin e punës, pagesa jo e rregullt, kushtet e vendit të punës, largimi nga puna pa paralajmërim, e shumë shkelje të tjera.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e pyetësorit, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.