Lumenjtë e "vdekur"

brojtja e lumenjve dhe pyjeve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit. Edhe pyjet në Kosovë nuk janë në gjendje më të mirë. Në shumë pjesë të Kosovës ka zona ku pyjet janë dëmtuar në masë të madhe

Prishtinë, 15 Maj 2014

Një pjesë e mirë e lumenjve në Kosovë janë të ndotur dhe kjo ka bërë që shumë pjesë të tyre sidomos ato që janë afër zonave të banuara të mos jenë të përdorshëm.

Në Kosovë ka vetëm një impiant të ujërave të zeza dhe të gjitha ujërat tjera të zonave urbane po edhe rurale derdhen në lumenj.  Gjendja më e vështirë paraqitet me lumin Prishtevka, i cili më shumë i ngjason një kanalizimi sesa një lumi.

Pak më mirë sesa në këtë lum gjendja paraqitet në lumenjtë: LLap, Drenica e Sitnica. Disa lumenj më të vegjël janë në gjendje edhe më të keqe. Preportr, ka dalë në teren dhe për së afërmi e ka parë gjendjen e disa lumenjve, duke identifikuar pika ku gjendja paraqitet më e vështirë qoftë nga derdhja e ujërave të zeza, qoftë nga dredhja e mbetjeve nga fabrika, sidomos ato ushqimore.

Shiko Gazetën #9

Muaj më parë Preportr, ka bërë monitorimin për disa javë të lumit Drenica. Banorët e fshatrave që jetojnë afër këtij lumi, thonë se ndotja më e madhe vjen kur Ferronikeli e shkarkon ujin, të cilin e përdorë paraprakisht për pastrimin e filtrave dhe ftohjes gjatë  prodhimit të nikelit. Sipas banorëve, kur uji lëshohet nga Ferronikeli, ndryshon ngjyrën dhe uji ka temperaturë më të nxehtë.

Zyrtarë të Ministrisë së Ambientit, thonë se lumenjtë janë ende të ndotur, por gjendja po përmirësohet dita-ditës. Të njëjtën bindje nuk e ndajnë ekspertët, pasi thonë që Kosova një ditë mund të përballet me institucionet gjyqësore ndërkombëtare nga shtetet fqinje nga ndotja e madhe e lumenjve, pasi të gjithë lumenjtë e Kosovës, duke përjashtuar Ibrin, kanë dalje jashtë Kosovës.

Shumë ndotës, pak ndëshkime

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në vitin 2010 ka dalë me raportin “Kadastri i Ndotësve të Ujërave në Kosovë”, ku pas punës disa mujore në teren ka identifikuar ndotësit më të mëdhenj të lumenjve në Kosovë. Në rajonin e Pellgut të Drinit të Bardhë sipas këtij raporti janë regjistruar 154 ndotës, prej të cilëve 99 janë ndotës kolektiv e 56 individual.

Ne Rajonin e Pellgut te Ibrit, Lepencit dhe Moravës së Binçës janë identifikuar 214 ndotës.

Në Pellgun e Ibrit, janë regjistruar 100 ndotës prej të cilëve 75 janë ndotës kolektiv, ndërsa 25 janë ndotës individual. Lumenjtë me numër më të madh të vendshkarkimeve të këtij pellgu janë: Sitnica me 32 pika shkarkuese, Llapi me 22, Drenica me 18, Ibri me 14, dhe Prishtevka me 7 ndotës, por lumi më i ngarkuar me sasi të shkarkimeve është gjithsesi Prishtevka.

Në Pellgun e Moravës së Binçës dhe Lepencit janë 24 ndotës. Nga lumenjtë më të ngarkuar janë: Morava e Binçës me 14 pika shkarkuese dhe Lumi Mirusha me 8 pika tё shkarkime kolektive. Në Pellgun e Lepencit lumenjtë më të ngarkuar janë Lepenci dhe Miloshtica, nё aspektin e numrit te banorëve që shkarkojnë.

Në Komunën e Prizrenit janë identifikuar 29 ndotës kolektiv dhe 16 individual.

Të gjitha ujërat e kanalizimeve të qytetit dhe fshatrat e Drenasit derdhen në lumin Drenica. Në këtë lum, sipas raportit, efekt të madh të ndotjes ka Ferronikeli. Qyteti i Gjakovës sipas raportit është i vetmi vendbanim në Kosovë që krahas rrjetit të kanalizimit ka edhe rrjetin e evakuimit të ujërave atmosferik.  Në Podujevë nga ndotësit më potencial, është përpunuesi i vajit dhe prodhuesi i lëngjeve “Inter Company”.

Nga bërja publik i këtij raporti që në vitin 2010, gjendja në teren pothuajse nuk ka ndryshuar fare.

play

Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

Në lumin ku dikur banorët e shfrytëzonin për not e për peshkim, sot derdhet kanalizimi i qytetit të Podujevës. Lumi Llap në shumë fshatra është ndotur nga mbeturinat që banorët i hedhin në të. Një pjesë të tij e ndotë edhe fabrika e vajit që është përmendur në raportin e Ministrisë së Ambientit. Prej atëherë nuk është gjetur një zgjidhje dhe banorët ankohen që gjatë verës duhet të mbyllen brenda nga era që kundërmon nga derdhjet që bën fabrika. Ata thonë se pronarët e fabrikës, viteve të fundit janë pak më të kujdesshëm, pasi mbetjet i derdhin natën, në mëngjes apo kur ka reshje që të mos shihen nga banorët.

Ministria e Ambientit e pranon se kanë probleme me raste të tilla dhe me rastin konkret.

“Kryesisht kemi probleme me ato fabrika që ndotja e tyre është me influencë më të madhe dhe në rastin konkret është edhe fabrika e vajit në regjionin e Llapit e cila është në procedurë të marrjes së lejes ujore po për shkak të neglizhencës që ka kjo fabrikë po edhe fabrikat tjera nuk janë pajisur të gjitha me leje ujore”, thotë Naser Bajraktari, drejtor i Departamentit të Ujërave  në Ministrinë e Ambientit.

Ferronikeli që nga Ministria nuk llogaritet më si ndotësi më i madh i lumit Drenica, sipas Bajraktarit ende nuk ka marrë leje për shkarkim  të ujërave. Për ta marrë këtë leje Ferronikeli,  është në fazën përfundimtare. Megjithatë gjatë monitorimit disa javor që Preportr, i ka bërë këtij lumi, banorët janë ankuar që ai është i papërdorshëm për shkak të shkarkimeve që i bën fabrika.

Lumi Prishtevka, që përshkon qytetin e Prishtinës dhe del jashtë tij është mbuluar në pjesën më të madhe të qytetit. Në fshatin Bresje lumi ka mbetur i pa mbuluar dhe aty shihet se ai është shndërruar në një kanalizim. Prishtevka, llogaritet të jetë lumi më i ndotur në Kosovë dhe si rrjedhojë i papërdorshëm.  Në të derdhet i tërë kanalizimi i qytetit të Prishtinës.

Afër me lumin Prishtevka, është edhe lumi Sitnica. Preportr, ka identifikuar disa raste ku banorë që jetojnë në fshatrat afër këtij lumi pa problem i derdhin ujërat e zeza në lum pa asnjë trajtim paraprak. Banorë të kësaj zone ankohen se në shumë pjesë të lumit më nuk mund të zënë peshk siç kanë bërë më përpara.

Gjendja në lumenjtë e Dukagjinit paraqitet më e mirë. Megjithatë para disa vitesh shtrati i lumit Drini i Bardhë i ishte nënshtruar eksploatuesve të rërës, të cilët megjithatë janë vënë nën kontroll këto vitet e fundit nga Ministria e Mjedisit.

Për lumenjtë e tjerë në të cilët derdhën ujërat e zeza nga fshatrat dhe qytetet e ku disa pika i ka identifikuar edhe Preportr, Bajraktari thotë se janë duke menduar për një zgjidhje më afatgjate e ajo është ndërtimi i impianteve të ujërave të zeza. Në këtë kuptim ai e paraqet gjendjen më shpresëdhënëse duke përmendur edhe shifra që do të ndahen nga donatorët.

“Ministria jonë ka qe tri -katër vjet që ka filluar me ndihmën e donatorëve që të hartojë fazat e para të studimeve të ndryshme për trajtimin e ujërave të zeza, realisht tani jemi në fazën përfundimtare të realizimit të projektit tonë të cilin e kishim prioritet që të bëhet studimi apo fizibiliteti mbi trajtimin e ujërave të zeza, për shtatë qytetet më të mëdha.  Prizreni është afër të bëhet me impiant i cili do të kushtojë 22 milionë euro, 5 milionë prej tyre ndahen  prej ministrisë”, thotë ai.

Ai përmend edhe tri qytete të mëdha për të cilat mendohet që në të ardhmen të ndërtohen impiante si Prishtina, Peja e Gjakova.

Edhe për keqbërësit e  tjerë si për ata që hedhin mbeturina në lumenj dhe ata që bëjnë eksploatim të rërës në ta janë ndërmarrë masa nga Ministria. Duke kërkuar edhe ndihmën e komunave, Bajraktari thotë se do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina në lumenj. Për këtë sipas tij ekziston një udhëzim administrativ.

Ruajtja e lumenjve nuk është prioritet i Qeverisë

Bajraktari nuk heq dorë që shumica e lumenjve pavarësisht që janë të ndotur në disa pjesë të tyre gëzojnë një status të mirë sidomos pjesa e Dukagjinit.

“ Të gjitha ujërat derisa futën në zonat urbane gëzojnë një status të klasit të parë, ku kalojnë në kategorinë e tretë edhe pse disa gjatë rrjedhës së tyre vetvetiu e ndryshojnë gjendjen e tyre kalojnë në një klasë më të mirë” thotë ai.

Me këtë konstatim të Bajraktarit pajtohet eksperti i  ambientit Zeqir Veselaj. Ai thotë se sa më larg nga burimi i tyre gjendja vjen duke u rënduar sidomos në momentin kur lumenjtë dalin prej vendbanimeve.

“Përgjatë rrjedhës së tyre ata shkojnë duke u ngarkuar me ndotje sepse në njëfarë forme lumenjtë tanë sot janë kthyer në kolektorë mbeturinash dhe ujërash të zeza sepse s’ka trajtim të këtyre ujërave”, thotë ai.

Krejt fajin për këtë situatë të krijuar dhe kur Kosova përballet me kapacitete jo shumë të mëdha të ujërave sidomos të atyre që janë të cilësisë së lartë, Zeqiraj ia lë mungesës së investimeve në këtë fushë. Ai thotë se ruajtja e ambientit e në këtë kontekst edhe i lumenjve nuk ka qenë kurrë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Gjendja sipas tij do të ndryshojë tek atëherë kur investimi në ambient bëhet prioritet siç është bërë asfalti këto vitet e fundit e ku janë shpenzuar qindra- miliona euro.

“Që të dilet nga kjo situatë duhen investime. Investime që BE mund t’i financonte me të ashtuquajturat kredi të buta”, thotë ai.

Sipas informacioneve nga zyra e BE-sё nё Kosovё, ndihma në fushën e ambientit kap shifrën e 100 milionë eurove.

Zeqiraj është skeptik që  projektet për ndërtim impiantesh do të financohen nga donatorët, “ sepse përgjithësisht ato janë projekte që kushtojnë shtrenjtë diku për ta mbuluar Kosovën para disa vitesh një studim fizibiliteti që është bërë për ndërtim impiantesh është fol një shifër prej 800 milionë eurosh ”.

Ai thotë se nuk do të jetë larg dita kur fqinjët tanë Shqipëria, Serbia, Maqedonia do të mund të trokasin në dyert e institucioneve gjyqësore ndërkombëtare lidhur me cilësinë e ujërave që Kosova i hedh në drejtim të territorit të tyre.

“Kjo mund të ndodhë shpejtë, por kur i flet qeverisë sonë për këto  çështje ju duken absurde”, thotë ai.

1/7
  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Lumenjtë e

    Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit

  • Mbrojtja e lumenjve nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme. Preportr, ka dalë disa javë në teren dhe e ka parë nga afër gjendjen e disa lumenjve sidomos atyre që llogaritën që janë më të ndoturit