English
Scroll top

Pyetësor: Punësimi jo-formal

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me një kategori të të punësuarve në Kosovë, të cilët ofrojnë shërbime për individë/familje në kryerjen e obligimeve si mirëmbajtje, pastrim, përkujdes për fëmijët, të moshuarit, të sëmurët etj.

Prishtinë, 13 Dhjetor 2022

Ndonëse është kategori relativisht e re e të punësuarve dhe marrëveshjet për punë bëhen gojarisht mes individëve që kërkojnë shërbimet dhe personit që ofron këto shërbime kjo kategori e të punësuarve punon pa kontrata apo marrëveshje formale pune.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga ju cilat janë sfidat që ju përballeni.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.