Eskploatuesit edhe sot vazhdojnë të operojnë ilegalisht pranë lumit në fshatin Dobidol të Rahovecit, i cili nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit është degëzuar në dy drejtime. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Eksploatimet ilegale të cilat po vazhdojnë ende në Kramovik, kanë shpartalluar lumin dhe devijuar krejtësisht rrjedhën e tij, duke shndërruar qindra hektarë të tij në moçale. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Nxjerrja e rërës dhe zhavorrit pranë ose në shtratin e lumit, ka bërë që përreth tij të krijohen gropa të mëdha e të shumta, të cilat vazhdojnë të mbesin të hapura. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Në fshatin Kramovik, për shkak të eksploatimeve ilegale, lumi ka devijuar rrjedhën disa metra larg nga shtrati natyror i tij. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Kjo është gjendja e një pjesë të Lumit Drini i Bardhë në fshatin Kramovik. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Kjo është gjendja e një pjese të Lumit Drini i Bardhë në Krushë të Madhe të Rahovecit. Aty në vazhdimësi ka operime ilegale. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Ekipi i Preporter gjatë vizitës në terren ka hasur në një ekskavator në fshatin Çifllak, i cili ka qenë pa targa dhe i ndalur buzë lumit, çka është dëshmi se eksploatimet ilegale po vazhdojnë ende në këtë fshat. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Eskploatuesit kanë shkatërruar bregun e lumit pasi që operimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar distancën e përcaktuar me ligj. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Në disa pjesë mbylljen e këtyre gropave e kanë bërë mbeturinat inerte nga ndërtimtaria, të cilat kanë krijuar pirgje bri lumit. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Çifllak, gropat e mëdha që janë hapur nga eksploatuesit ilegalë rreth lumit, tani janë shndërruar në deponi të mbeturinave. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Disa nga gjurmët e eksploatimeve të vazhdueshme ilegale në fshatin Çifllak. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Disa nga pasojat e operimeve ilegale në fshatin Çifllak. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr
Degradimi i Drinit të Bardhë në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Përveç degradimit, shtrati i lumit është mbushur edhe me mbeturina të ndryshme. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Kjo është një nga gropat që janë krijuar nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit në fshatin Piranë. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Përveç dëmtimit të shtrati i lumit, gjatë operimeve ilegale janë dëmtuar edhe lisat. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Në shumë pjesë të shtratit të lumit në fshatin Piranë janë bërë gropa të tilla. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Gjendja aktuale e një pjese të Drinit të Bardhë në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Një kamion duke e bartur zhavorrin e sapo nxjerrë në Lumin Drini i Bardhë në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shumë gjurmë të tjera tregojnë për aktivitetet e nxjerrjes së zhavorrit në këtë vend. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Degradimi i shtratit të lumit ka shkaktuar ndarjen e tij nëpër puse. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Gjendje e shtratit të Drinit në Krushë të Madhe pas operimeve ilegale. Foto: Eriona Hoti.
By Preportr
Pasojat e operimit ilegal brenda lumit në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit. Foto: Donjeta Murselaj.
By Preportr