19 June 2020

Intervistë me Ilir Morinën

Në këtë intervistë kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë Ilir Morina flet për ngritjen e cilësisë së ajrit gjatë kohës së masave që ishin ndërmarrë ndaj pandemisë Covid 19. Krahasuar me vitin e kaluar ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur përmirësim të cilësisë së ajrit për 50 për qind.

Kjo sipas tij është njëra ndër mundësitë për të parë që reduktimi i disa aktiviteteve, si qarkullimi i automjeteve në qytete, mund të ketë ndikim në ngritjen e cilësisë së ajrit.

Morina flet se si ndotja e ajrit mund ta dëmtojë në masë të madhe shëndetin e qytetarëve. Ai thotë se ekspozimi i gjatë ndaj grimcave PM 2.5 mund të paraqes problem afatgjatë për shëndetin e qytetarëve. Ai ndër të tjera shpjegon se si grimcat PM2.5 konsiderohen një rrezik i madh pasi ato mund të depërtojnë shumë lehtë në mushkëri.

By  Preportr

play