Universiteti cullak

Një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve qeveritarë, përfshirë këtu edhe ministra, janë njëkohësisht edhe mësimdhënës në institucionet e arsimit të lartë. Kjo ka degraduar kualitetin e mësimdhëniës në këtë nivel arsimor, duke e kthyer atë në një tallje me shkencën

Prishtinë, 16 Dhjetor 2013

Politika ka zhveshur Universitetin e Prishtinës, nga ҫdo cilёsi akademike dhe ka arritur t’ia humb ҫdo integritet stafit tё tij akademik. Ajo ka shndёrruar UP-nё nё njё bazё prej nga mёton tё mobilizojë konstituencёn e vetë duke e shfrytёzuar atё pёr qёllime elektorale. Universiteti pёr vite tё tёra ka funksionuar nёn njё rreth vicioz mes politikёs e arsimit tё lartё. Derisa UP ёshtё shfrytёzuar si bazё pёr lansimin nё politikё tё shumё politikanёve aktual, edhe politika nё kёmbim, e ka shfrytёzuar universitetin pёr tu veshur nёn petkun e akademikut, ka tentuar qё tё pёrfitoj kredibilitet nё sy tё opinionit. Sot, tё jesh staf akademik nё UP, duhet medoemos tё jesh vazal i politikёs dhe tё zhvishesh nga ҫdo atribut akademik dhe profesional.

Ky hulumtim i Preportr, ka gjetur se nё kёtё instiucion tё lartё arsimor, ekziston njё trekёndёsh i ndërvarur i ndikimit tё politikёs mbi rekrutimin e stafit akademik, dhe zgjedhjes sё organeve udhëheqëse. Po ashtu, hulumtimi tregon se ka njё lidhje tё fortё nё mes pozitave tё larta publike, tё organeve qeverisëse tё vendit, dhe stafit akademik tё UP-sё dhe universiteteve private.

Shiko Gazetën #8

Një numër shumë i madh  i stafit akademik, qoftë ata në Universitetin e Prishtinës, apo në kolegjet private, mbajnë pozita politike ose punojnë  si drejtorë departamentesh në dikasterët qeveritarë.

Sipas tё gjeturave tё Preportr, del se njё pjesё shumё e madhe e stafit akademik tё UP-sё, por edhe tё universiteteve private, ose janë pjesё direkte e politikёs, ose denjësisht i shёrbejnё asaj.

Universiteti i Prishtinës në këtë rast del më i dëmtuari pasi pothuajse të gjithë profesorët që janë edhe politikanë, punën në universitet e kanë punë dytësore. Universiteti edhe ashtu ka mungesë të madhe të stafit me gradën më të lartë  PhD. Nga të dhënat që Preportr ka nxjerrë nga ueb faqet e tri fakulteteve, Juridik, Ekonomik dhe Filozofik,  del se gjysma e stafit është me gradën master.

Tё gjetura e Preportr kanё treguar se punësimi i stafit akademik nё UP, por edhe zgjedhja e organeve udhëheqëse, nuk mund tё bёhen pa njё pёrkatёsi apo pёrkrahje politike, ku primatin e mban Partia Demokratike e Kosovёs.

Me gjithё se në vitet e pasluftës me Ministrinë e Arsimit, ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila në pak raste ose hiç ka pasur ndikim në Universitet, UP-ja del se gjithmonë ёshtё komanduar nga Partia Demokratike e Kosovës, pёrmes mercenarёve ‘akademik’ tё saj.  Ndikimi i fortё dhe direkt i LDK-sё nё UP, sipas Dukagjin Popovcit, ka marrё fund nga 1 tetori i vitit 1997.

Gjithë struktura udhëheqëse e UP-sё, që nga pas lufta, ose ka ardhur drejtpërdrejt nga politika, ose tërthorazi ka qenë e lidhur me politikën duke iu kryer shërbime të gjitha partive që kanë pasur pushtet.

Mirёpo, shfrytëzimi i politikës për të fituar pozita në universitet nuk ka qenë rrugë njëkahëshe. Shumë profesorë e asistentë e kanë shfrytëzuar universitetin që të marrin poste të rëndësishme politike, qoftë si deputetë, këshilltarë politik, ministra, zevëndësministra, kryetar asambleshë komunale etj.

Edhe organizatat studentore, që edhe ashtu kurrë nuk janë marrë me problemet e studentëve, i kanë dalë krah politikës, atëherë kur këtyre të fundit u është dashur kjo ndihmë. Kjo mbështetje nuk u është ofruar vetëm atëherë kur ish-luftëtarë të UÇK-së po akuzoheshin, ose dënoheshin për krime lufte. Drejtues të organizatave studentore që më shumë merreshin me politikë se me problemet e studentëve, sot kanë pozita shumë të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Universiteti i politikёs

Universiteti i Prishtinёs, që prej themelimit të tij, i ka dalë krah ngjarjeve më të rëndësishme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova. I themeluar në vitin 1971, UP-ja ka qenë prijëse e proceseve më të rëndësishme, që ka kaluar Kosova që prej demonstratave të vitit 1981 deri të ato të vitit 1997.

Roli i universitetit ka ndryshuar ndër vite. Pas luftës, dëshira e pak njerëzve që vijnë nga bota akademike për depolitizimin e këtij institucioni nuk ka dhënë fryte. Sa më shumë që po kalojnë vitet, UP-ja po shfrytëzohet nga politika për interesa të ngushta të grupacioneve politike ose grupeve të tjera të interesit. Zgjedhjet e fundit të strukturave udhëheqëse të këtij universiteti veç sa e dëshmojnë këtë. Veç rektorit të Universitetit që ka ardhur nga politika, dhe qё gjatёs fushtёs zgjedhore direkt i ka kontribuar asaj,edhe disa anёtarё tё Kёshillit Drejtues, si dhe disa dekanë fakultetesh poashtu kanë ardhur bazuar nё pёrkatёsinё politike.

“Politika është e pranishme në Universitetin e Prishtinës dhe kjo gjendje vazhdon prej mesit të viteve të  e 90-ta, zakonisht shprehet përmes dominimit të grupacioneve të ndryshme politike brenda universitetit”, thotë Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit.

Pupovci, thotë se ndikimi i politikës vërehet në rastet e zgjedhjeve të strukturave menxhuese të universitetit, por edhe të fakulteteve si dhe në rastet e emërimit të stafit akademik.

“Pra Universiteti i Prishtinës nuk është imun nga ndikimi i politikes dhe kur ngatërrohen interesat politike me çështje akademike atëherë mund të këtë ndikime negative nё cilësi”, shton ai.

Në hulumtimin  e vet, Preportr ka gjetur se shumë nga ministrat, deputetët, këshilltarët politikë, drejtorët e departamenteve të ndryshme qeveritare janë profesorë edhe në Universitetin e Prishtinës por edhe në kolegjet private.

Strukturat udhëheqëse të ardhura nga politika

Mënjëherë pas luftës në krye të Universitetit erdhi Zejnel Kelmendi. Ai veç që herë- herë u ka kryer shërbime partive politike, nuk ka pasur ndonjë ndikim në bërjen e reformave dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.

Këtë punë e kryente Georg Woeber, këshilltar special për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit. Ngecjet në arsimin e lartë ai i arsyetonte me kushtet nëpër të cilat kishte kaluar ky institucion, në atë kohë i vetmi i arsimit të lartë. Në kohën e Ëoeber, Universiteti i Prishtinës qe bërë me statut.

Në kohën që Zejnel Kelmendi, ishte rektor, ( sot është këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit), Kuçit dhe Arsim Bajramit u ishin ndarë troje në atë që quhet lagjja e Universitetit.

Komuna e Prishtinës, drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit nuk kishte hezituar që këto troje t’i qes në emër të këtyre dy profesorëve që ishin nënkryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse trojet u qitën në mënyrë të jashtëligjshme, siç thuhej në atë kohë, në emër të tyre, Kuçi dhe Bajrami po bënin edhe një shkelje tjetër- kishin filluar ndërtimin e shtëpive pa leje ndërtimi. Në kohën kur i ndërtuan shtëpitë reagoi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Lulzim Nixha.

Pas Kelmendit në një periudhë shumë të shkurtër rektor i Universitetit u bë Arsim Bajrami, i cili po vinte drejtpërdrejt nga politika. Bajramin e shkarkoi nga detyra ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, që vinte nga LDK, me arsyetimin se Bajrami ishte emëruar në këtë detyrë në mënyrë të paligjshme. Universiteti për disa muaj u udhëhoq nga Këshilli Drejtues.

Në vitin 2006, Enver Hasani u zgjodh rektor i Universitetit. Gjatë mandatit të tij rektori Hasani, po mundohej të vë rregull duke i identifikuar profesorët të cilët doktoraturat e tyre i kishin plagjiat. Për këtë veprim Hasani, nuk po merrte përkrahjen e askujt. Madje edhe Këshilli Drejtues i UP-së ishte i ndarë, disa ishin pro e disa kundër. Si rrjedhojë as në kohën e Hasanit nuk u bë shumë për depolitizimin e UP-së dhe zhvillimin e reformave.

Ndërhyrjet më të mëdha të politikës janë bërë në kohën që rektor i UP-së, u zgjodh Mujë Rugova. Rugova në mandatin e tij ka bërë shumë shkelje. Dy vitet e fundit të mandatit të tij ai i ka mbajtur jashtëligjshëm, pasi në gjysmë të mandatit kishte arritur moshën 65 vjet dhe duhej të shkonte në pension.

Mujë Rugova, u bënte favore njerëzve të fuqishëm të PDK-së. Në kohën e tij asistent mësimor u zgjodh Bekim Haxhiu-Kamishi, deputet i PDK-së dhe ish- anëtar i SHIK-ut. Në rastin e Haxhiut u shkelen të gjitha kriteret për rekrutimin e stafit të ri akademik.

Rugova vetëm katër ditë para se ta përfundonte mandatin trevjeçar si rektor i Universitetit të Prishtinës, ka nxjerrë dy vendime, sipas të cilave të drejtën e regjistrimit të doktoratës në Fakultetin Juridik e kanë fituar 16 kandidatë.

Në dosjet që i kishte siguruar, Koha Ditore, ka dalë se shumica absolute e tyre nuk e kanë pasur mjaftueshëm as notën mesatare të kërkuar me konkurs.

Universiteti nuk u çlirua nga ndikimi i politikës as në zgjedhjet e fundit. Veç rektorit, Ibrahim Gashi, i cili vjen direkt nga politika dhe nё zgjedhjet e fundit i shërbeu Partisё Demokratike tё Kosovёs, nga politika në detyra menaxhuese u zgjodhen disa dekanë dhe një pjesë e Këshillit Drejtues.

Bujar Dugolli u zgjodh dekan i Fakultetit Filozofik. Dugolli në zgjedhjet e fundit parlamentare u rendit në listën e PDK-së për deputet, ku nuk i mori votat e nevojshme. Ai në këtë parti kaloi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për disa vjet Dugolli, ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Në kohën e tij janë privatizuar një numër i madh i ndërmarrjeve publike përfshirë edhe Feronikelin. Pjesë e kësaj partie, AAK-së madje në struktura më të larta të saj ka qenë edhe Ethem Çeku, i cili u zgjodh dekan i Fakultetit të Edukimit. Çeku ka qenë ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga partia, Çeku ishte larguar vite më herët, më arsyetimin se do t’i përkushtohej jetës akademike.

Edhe disa nga prorektorët e tashëm janë të lidhur me politikën. Nuri Bexheti është këshilltar politik i ministrit të Arsimit,  Ramë Buja, Sejdi Rexhepi për disa vite ka qenë këshilltar komunal në Kuvendin e Prishtinës, nga PDK.

Politizimit nuk i kanë shpëtuar as Këshillet Drejtuese të Universitetit. Pas shkarkimit nga pozita e rektorit të Arsim Bajramit, Këshilli Drejtues, për disa muaj kishte udhëhequr Universitetin e Prishtinës. Në përbërje të atij Këshilli, po ashtu kishte njerëz që vinin nga partitë politike ose ishin të lidhur më to. Kryetar i atij Këshilli ka qenë Jahi Hoxha,  nënkryetar  Demë Hoti, ndërkaq anëtarë : Rahmil Nuhiu, Enver Mehmeti, Abdullah Aliu, Ibrahim Gashi, Isa Mustafa, Dukagjin Popovci dhe Haki Demolli. Në kohën që Universiteti u udhëhoq nga Arsim Bajrami për pak muaj dhe pas shkarkimit të tij nga pozita, ka pasur tendenca nga LDK që ta shtrij ndikimin e saj në Universitet përmes Ministrisë së Arsimit të udhëhequr nga Agim Veliu. Përbërja e Këshillit Drejtues e tregon këtë tendencë. Disa prej anëtarëve të Këshillit ishin pjesë e LDK-së si Isa Mustafa e Haki Demolli. I ndjeri Rahmil Nuhiu, ka qenë i afërt me PDK-në.

Mustafa e Demolli kanë qenë pjesë e Këshillit Drejtues edhe në kohën që rektor i Universitetit ishte Enver Hasani. Pjesë e KD-së ishin Basri Çapriqi, Demë Hoti, Abdullah Zejnullahu, Hivzi Sojeva, Dukagjin Pupovci dhe Hivzi Muharremi.

Pas kandidimit të Isa Mustafës për kryetar të Prishtinës, atë e zëvendësoi në Këshill, Muharrem Bajrami, që është anëtar i LDK-së.

Në mandatin e kaluar pothuajse të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, ose vinin drejtpërdrejt nga politika, ose ishin familjar politikanësh kryesisht të PDK-së. Këshilli Drejtues  ka shumë kompetenca të cilat i gëzon me statutin e UP-së dhe Ligjin për arsimin e lartë, përfshirë misionin, zhvillimin, financat veprimtarinë, suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit, etj.

As Këshilli aktual nuk i mbetet mangut atij paraprak, pёr sa i pёrket pёrkatёsisё politike. Pjesa dërmuese e Kёshillit aktual kanё afërsi me PDK-sё.

“Sa i përket zgjedhjes së personelit akademik e udhëheqës ka anomali të mëdha. Besoj që parakushti është kur një ditë, me shpresë, p.sh. stafi udhëheqës etj. në universitet nuk diktohet e emërohet nga politika.  Thjeshtë është ofendim dhe poshtërim shumë i madh për krejt botën akademike e intelektuale kur lejon interferimin e politikës në jetën e universitetit e atë akademike”, thotë Arben Hajrullahu, ligjërues në departamentin e Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik.

Hajrullahu, ka qenë shumë i zëshëm ndaj parregullsive në Universitet. Ai ka bindjen që universiteti shfrytëzohet si trampolinë për t’u ngritur në politikë, po kjo nuk është rrugë njëkahëshe.

“Unë e kam ndjenjën se postet në universitet i ruajnë si rezervë që kur nesër mos të jenë më në pushtet të vijnë në universitet për t’u veshë me petkun e ri. Në fakt krejt ndërhyrjet nga  politika janë në dëm të Universitetit, janë në dëm të publikes, për të cilën, për fat të keq, ka pak apo fare sens në këtë shoqëri”, thotë ai.

“Këtu është në mënyrë zingjrore se si njëri-tjetrit ia zënë si thuhet kokën me derë, duke filluar prej asaj se shumë raste dyshohen se kanë diploma fals, disa janë të emëruar prej politikës, pranojnë student pa asnjë kriter e me diktate nga politika ditore, krijohen programe ose tentohet të krijohen programe sipas nevojave të politikës së ditës, etj”, shton Hajrullahu.

Një profesor tjetër i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, në një opinion të botuar në të përditshmen Koha Ditore, e ka përshkruar në detaje gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë. Ai ka folur për ndikimet e politikës dhe ngecjet në Universitet.

“Sa i përket Universitetit të Prishtinës, përmasat e së keqës ka kohë që janë bërë shqetësuese. Menaxhimi i UP-së, nën kontrollin e rreptë politik, po degjeneron. Grupe individësh të akomoduar mirë në jetën akademike dhe që, për interesat e tyre në vendimmarrje, shpërdorojnë edhe grupe studentësh, më nuk arrijnë të fshehin sjelljet joakademike, rrugaçërie, kriminaliteti e amoraliteti. Ata janë faktorizuar aq shumë sa e kanë shndërruar këtë institucion në pronë private të tyre, kurse imazhin e mirë që më vite e kishin krijuar studentët e mrekullueshëm dhe stafi i përkushtuar në këtë universitet e kanë rrënuar pakthyeshëm”, thotë Zejnullahu.

Studentёt e politikёs!

Politika në Universitetin e Prishtinës nuk ka mbetur vetëm në nivel te menaxhmentit. Ajo në masë të madhe i ka prekur edhe studentët. Disa prej këtyre studentëve që janë treguar më të zellshëm në shërbim të politikës, kanë përfituar shumë pas kryerjes së studimeve.

“Shumica e këtyre organizatave vihen në mbrojtje të mentorëve të tyre politikë për t’i arritur marrëveshjet e tyre paraprake. Këto organizata kanë ndërhyrë shumë shpesh në çështje që nuk i takojnë shumë studentëve, çështje qe i takojnë gjyqësorit etj, por nuk janë ngritur kundër korrupsionit në universitet, cilësisë së studimeve e kështu me radhë”, thotë Dukagjin Pupovci.

Ai mendon që politizimi i organizatve studentore e ka fillin në vitin 1997, kur disa studentë të organizuar nuk po e duronin gjendjen dhe moszbatimin e marrëveshjes për arsim të lartë, të arritur mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Në tetor të atij viti ata organizuan demonstrata, pa e marrë bekimin e presidentit Ibrahim Rugova.

Këtu sipas Pupovcit merr fund ndikimi i LDK-së, mbi universitetin, ndikim ky që nuk e ka fituar as pas luftës edhe pse e udhëhiqte Ministrinë e Arsimit.

Organizatorët e kësaj proteste u pozicionuan pas luftës, me partitë që njihen si krah i luftës. Bujar Dugolli me AAK-në e Muhamet Mavraj e Driton Lajçi mbetën të afërt më PDK-në.

Pas luftës, me Unionin e Pavarur të Studentëve ka udhëhequr Afrim Hoti, sot profesor i Universitetit të Prishtinës. Pas tij ka ardhur Gani Morina, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka marrë pjesë në protestat që organizoheshin ndaj arrestimit të Fatmir Limajt, nga ana e Gjykatës Ndërkombetare për Krime Lufte në Hagë.

Unioni i Morinës, ka qenë kritik edhe ndaj bisedimeve që me 2003 zhvilloheshin mes Kosovës e Serbisë. Pasi Unioni i Pavarur i Studentëve më shumë merrej me çështje politike sesa me probleme të studentëve, në vazhdimësi nga studentë tjerë kanë dalë organizata të tjera, që synonin të merreshin me probleme të studentëve.

Më së shumti që ka përfituar nga shërbimi bërë politikës dhe jo studentëve është Sejdi Hoxha. Unionin e Pavarur të Studentëve, Hoxha, tash 32 vjeҫar, e ka udhëhequr gjatë viteve 2004-2005. Vetëm disa vite më vonë, ai po ushtron funksione shumë të rëndësishme udhëheqëse në ndërmarrje të ndryshme si kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës, kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës, asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj që është pjesë e UP-së. Hoxha është nip i deputetit nga radhët e PDK-së, Azem Sylës.

Në kohën sa Hoxha ishte kryetar i Unionit që zhvilluar një betejë në mes tij dhe Elbasan Hotit për të marrë këtë post. Postin e të parit të Unionit e mori Elbasan Hoti e Sejdi Hoxha themeloi një organizatë tjetër. Elbasan Hoti, njejtë si Hoxha, i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shёrbej mirë  politikës. Hoti ёshtё drejtor i Qendrёs pёr Punё Sociale nё Klinё, përderisa babai i tij, Avdi Hoti ka konkuruar si asamblist i PDK-sё, pёr Komunёn e Klinёs, nё zgjedhjet e fundit lokale.