English
Scroll top

Thirrje e përgjithshme

Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr gjatë vitit 2021 do të realizojnë disa hulumtime të cilat do të fokusohen në disa nga fushat të cilat janë shqetësime kryesore të qytetarëve.

Prishtinë, 16 Korrik 2021

Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr gjatë vitit 2021 do të realizojnë disa hulumtime të cilat do të fokusohen në disa nga fushat të cilat janë shqetësime kryesore të qytetarëve. Në kuadër të kësaj, ne kemi përgatitur një pyetësor me qëllim që t’i identifikojmë këto tema. Gjithashtu, përmes këtij pyetësori presim nga ju që nëse keni ndonjë ngjarje apo ndonjë dokument që dëshironi ta ndani me ne, ta bëni këtë përmes kësaj platforme.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e pyetësorit, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të arrijmë këtë synim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër. Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.