Rrafshojmë male

Mijëra hektarë pyje janë prerë në mënyrë ilegale. Prerja e tyre është bërë më së shumti nga kompanitë që kanë fituar kontrata për t’i pastruar ato. Pyjet në rajonin e Dukagjinit janë ndër më të shkatërruarat në Kosovë. E gjithë kjo ka ndodhur edhe pse pyjet menaxhoheshin nga tri institucione shtetërore të cilat nuk janë koordinuar kurrë si duhet

Prishtinë, 01 Shkurt 2017

Pyjet e Kosovës janë ndër asetet natyrore që janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimit. Dëmtimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme, në sy të institucioneve të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Pyjet duke qenë objekt i krimit ekonomik  e që manifestohet kryesisht me prerjen ilegale dhe zjarre, shpeshherë të qëllimshme, janë shkatërruar pakthyeshëm si resurs për periudha të gjata.

Shumë familje të shtyra nga gjendja e rëndë sociale, prerjen ilegale të pyjeve dhe shitjen e tyre e kanë si të vetmin burim të mbijetesës. Mirëpo, dëmtimi më i madh u shkaktua kryesisht nga kompanitë të cilat fituan tenderë për pastrimin dhe shfrytëzimin e pyjeve. Këto kompani nuk respektuan kontratat dhe prerjet shumë herë tejkaluan masën e paraparë. Kjo dukuri ka qenë e pranishme sidomos në rajonin e Dukagjinit.

Se dhënia e këtyre tenderëve ka qenë shkatërruese për pyjet është e qartë edhe për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e cila ka marrë masa për ndërprerje të kontratave dhe dërgimin e rasteve në organet e ndjekjes gjatë viteve kur pyjet menaxhoheshin nga komunat (2010-2013).

Shiko Gazetën #20

Një arsye tjetër që ka ndikuar shumë në shkatërrimin e pyjeve ka qenë edhe përzierja e kompetencave ndërmjet institucioneve shtetërore (Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejtorive rajonale dhe komunave) të cilat kanë menaxhuar me pyjet. Ndarja e menaxhimit në tri institucione ka ngatërruar kompetencat ligjore dhe ka ulur përgjegjësinë në raport me menaxhimin e pyjeve. Duke marrë parasysh këtë situatë, Agjencia e Pyjeve të Kosovës është përpjekur që të hartojë një draft-ligj, ku do të koncentroheshin edhe njëherë kompetencat e pyjeve. Këto ndryshime janë pranuar nga të gjithë akterët dhe pritet të procedohen në kuvend.

Për vjedhjen e pyjeve shumë lëndë u dërguan në prokurori e gjykata,  të cilat përfunduan të grumbulluara në sirtarë  të patrajtuara me kohë ku si rezultat një pjesë e madhe e tyre u parashkruan. Vepra penale vjedhje e pyllit është vepra më e parashkruar (vjetërsuar) ndër vite. Nga viti 2001 deri në vitin 2014, rezulton se 1783 lëndë për vjedhje pylli janë parashkruar në gjithë Kosovën.

Në Kosovë pyjet më së shumti prehen për t’u shfrytëzuar për ngrohje. Një pjesë e konsiderueshme e druve që priten në rajonin e Dukagjinit shitën në dy tregjet e Pejës. Ekipi i Preportr i ka vizituar këto tregje dhe ka parë se një pjesë e druve nuk janë të damkosura me çekiç. Edhe Inspektorati i Agjencisë së Pyjeve konfirmon se në këto tregje ka gjetur shpesh dru që janë prerë ilegalisht, i ka konfiskuar dhe ka - dërguar rastet në organet e drejtësisë.

Por një pjesë e druve përdorën edhe për përpunim. Ky lloj i druve prehet më së shumti në rajonin e Dukagjinit dhe për këtë arsye në komunat e këtij rajoni ka një numër të madh të sharrave. Inspektorati i Agjencisë së Pyjeve ka bërë inspektime të kohëpaskohshme në këto sharra dhe ka gjetur dru të cilat janë prerë në mënyrë ilegale dhe disa nga këto sharra i ka mbyllur.

Njohësit e fushës së ambientit thonë se prerja e pyjeve shkakton dëme të shumta ekologjike, pasi që pyjet janë balancuesit kryesor të koncentrimit të dy gazrave kryesore e që janë oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit.

Dukagjini i dëmtuar

Pyjet në Kosovë mbulojnë 481.000 hektarë, ose 45% të sipërfaqes së përgjithshme. Rritja vjetore e pyjeve është rreth 1.6 milionë metra kub dru në vit, që nënkupton se ka mundësi të mëdha për prerje, me kusht që ajo të jetë e kontrolluar. Ndërkohë nevojat e qytetarëve janë diku rreth 1 milion metër kub në vit.  Preportr hulumtimin e ka shtrirë me fokus në dëmtimin e pyjeve të komunave të Dukagjinit, kjo për arsye se ky rajon del të jetë njëri prej rajoneve më të prekura edhe për nga sasia e shkatërrimit edhe për nga cilësia e drurit të prerë. Lënda drusore e konfiskuar ndër vite dhe rastet e dërguara në gjykata e bëjnë këtë rajon më të prekurin në Kosovë, duke mos anashkaluar këtu edhe komunat tjera si Ferizajn dhe Podujevën ku gjendja po ashtu është shumë e rëndë.

Peja si komuna më e madhe e këtij rajoni ka më së shumti sipërfaqe pyjore rreth 25.709.72 hektarë, ndërsa Istogu i ka 19.000 hektarë. Komuna e Deçanit ka rreth 14.420 hektarë me pyje ku 10.903 hektarë prej tyre, janë pyje publike, kurse private 3517 hektarë. Ndërkaq, Komuna e Junikut posedon me 4668.90 hektarë me pyje, prej të cilave 3333.90 hektarë janë pyje publike dhe 1315 hektarë private.

Një pjesë e madhe e këtyre sipërfaqeve pyjore të këtyre komunave tanimë janë nën mbrojtje të rreptë të shtetit pasi janë pjesë e parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Ky park shtrihet në komunat Istog, Pejë, Deçan, Junik dhe Gjakovë dhe ka një sipërfaqe prej 63028 hektarësh.

Në pjesë të ndryshme të këtij rajoni shihen pjesë të mëdha të dëmtuara nga prerja pa kriter e druve. Më e keqja është se druve u është prerë pjesa e mirë në mes ndërsa tjetra është lënë për toke, gjë që ka bërë që dukja e këtyre pjesëve të jetë shumë e keqe.

Banorët përreth thonë se gjithë ky dëmtim i pyllit, por edhe zjarret që shkaktoheshin vite më parë janë bërë në mënyrë të organizuar. Ata thonë se kamionë të mëdhenj kanë bartur dru pa u penguar nga askush dhe prapa e kanë lënë në gjendje të mjerë hapësirën ku kanë punuar.

Vite më parë në bjeshkët e fshatit Carrabreg të Komunës së Deçanit, një pjesë e madhe e pyllit u dogj. Banorët kujtojnë se sa më vështirësi u ndal zjarri në mungesë të pajisjeve adekuate. Gjurmë të tij shihen ende. Më larg kësaj hapësire të djegur, vjen edhe një pjesë tjetër që është dëmtuar nga prerjet ilegale.

Preportr gjatë realizimit të këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me banorët e kësaj ane të cilët me fotografi dhe video na kanë dëshmuar se edhe gjatë natës barten dru me kamionë dhe sipas të gjitha gjasave kjo bëhet në mënyrë ilegale.

Pyjet u dëmtuan me ndihmën e shtetit

Pyjet në Kosovë në një masë të madhe u dëmtuan me ndihmën e institucioneve. U dhanë tenderë kompanive në emër të pastrimit të pyjeve, e kompanitë shfrytëzuan rastin të prejnë më shumë dru se sa e kanë pasur të lejuar me kontratë. Komunat e Dukagjinit por edhe vetë Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK) kanë dhënë tenderë për pastrimin e pyjeve.

Më anë të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare është kërkuar nga komunat e Pejës, Deçanit dhe Istogut të na lejohet qasje në tenderët që i kanë dhënë për pastrimin e pyjeve gjatë periudhës 2010-2013. Peja dhe Istogu kanë thënë për Preportr se këto komuna nuk kanë dhënë tenderë për pastrim të pyjeve, ndërsa komuna e Deçanit ka dërguar dy dokumente në të cilat Preportr ka identifikuar gjashtë kompani që kanë fituar tenderë. Por as përgjigja e kësaj komune nuk ishte komplet transparente, sepse Preportr ka arritur të gjejë edhe nëntë kompani të tjera të cilat kanë fituar tenderë të ngjashëm nga kjo komunë.

Preportr ka siguruar  emrat e disa kompanive që kanë operuar në Komunën e Deçanit dhe Pejës gjatë viteve  2011-2012, të cilave u është shkëputur kontrata. Këto nëntë kompani janë paditur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Pejë nga Njësiti i Krimeve  Ekonomike. Këto lëndë aktualisht janë duke u trajtuar në gjykatë.

Nga gjithsej 15 kompani që kanë fituar tenderë në komunën e Deçanit e që Preportr i ka siguruar, shtatë prej tyre janë paditur për shkelje të kontratës.

Njëra ndër kompanitë që ka shkelur kontratën është edhe kompania SH.P.K “MALI” i cila është në pronësi të Sali Kuçit. Ai në kohën kur ka fituar tender ishte këshilltar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Deçanit, parti e cila është në pushtet në këtë komunë. Kuçi tani udhëheqë ndërmarrjen publike "Higjiena".

Drejtori i Drejtoratit Ligjor në APK, Kadri Kadrijaj, thotë se në vitet e para kur kompetencat kaluan te komunat u është bërë një dëm shumë i madh pyjeve përmes tenderëve. Ai thotë se gjatë këtyre viteve 12 operatorëve ekonomikë që kanë qenë të kontraktuar nga komunat e Dukagjinit u janë ndërprerë kontratat.

“Dihet edhe publikisht se 12 prej operatorëve që kanë qenë duke operuar në komunat e lartpërmendura iu kanë shkëputur të gjitha kontratat që i kanë pasur me autoritetet komunale dhe janë marrë të gjitha masat ligjore që janë paraparë me ligj. Edhe sot një pjesë e tyre janë duke u ballafaquar me organet e gjyqësorit”, thotë Kadrijaj.

Ai përmend shifra të mëdha të dëmit që u janë bërë pyjeve nga këta operatorë. “Është një shifër e dëmit që është bërë dhe që është llogaritur se brenda kontratave të operatorëve ekonomikë kanë qenë 3 mijë e 500 kubik të këtij dëmi”, thotë ai, duke shtuar se druri i prerë ishte i kualitetit të lartë, dru halorë. Ndërkaq vlera mesatare e këtij dëmi është së paku rreth 160 mijë euro.

Edhe në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, thonë se dëmin më të madh në pyjet e Kosovës, konkretisht në këtë park e kanë bërë operatorët ekonomikë që janë angazhuar për pastrimin e pyjeve.

“Ne kur kemi ardhur i kemi gjetur një gjendje jo të mirë pyjet, pasi që vetëm në rajonin e Pejës, përjashto Deçanin, i kemi gjetur afër 30 mijë metër kub dru, të cilat kanë qenë të damkuara dhe të gatshme për transport”, thotë drejtori i kësaj drejtorie Fatmir Morina. Nëse bëjmë një kalkulim të thjeshtë për koston e druve që përdorën për ngrohje e që shiten në treg, del se sasia e druve të lartpërmendura ka vlerën rreth 1 milion e 350 mijë euro.

Ne kur kemi ardhur i kemi gjetur një gjendje jo të mirë pyjet, pasi që vetëm në rajonin e Pejës, përjashto Deçanin, i kemi gjetur afër 30 mijë metër kub dru, të cilat kanë qenë të damkuara dhe të gatshme për transport

Fatmir Morina, drejtor i parkut kombëtar në Bjeshkët e Nemuna

Se tenderët janë arsyeja kryesore e dëmtimit të pyjeve në këto anë e pranon edhe një organizatë joqeveritare lokale në Deçan.

Adem Lushaj drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, thotë se ata vazhdimisht kanë ngritur zërin kundër  dhënies së tenderëve, pasi që përmes tyre janë dëmtuar shumë pyjet në Dukagjin.

“Dhënia e tenderëve qoftë përmes ministrisë, agjencisë apo komunës, janë shkatërruesit më të mëdhenj të pyjeve në Komunën e Deçanit, por edhe në përgjithësi të rajonit të Dukagjinit. Shkatërrimi i pyjeve të Deçanit bëhet me letra, në mënyrë të organizuar apo siç e kemi quajtur krim i organizuar, qoftë nga niveli komunal apo shtetëror”, thotë ai.

Shumë institucione menaxhuese, përgjegjësinë nuk e merr askush

Dëmtimi i pyjeve në Kosovë disa herë ka qenë temë diskutimi në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo pak angazhime konkrete janë bërë në drejtim të trajtimit të kësaj çështje më seriozisht. Megjithëse ekziston Ligji për Pyjet që nga viti 2003, të cilit disa herë i janë bërë ndryshime dhe plotësime, në vitin 2012 janë miratuar edhe dy ligje të tjera për parqet Nacionale, ai për Bjeshkët e Nemuna dhe tjetri për Bjeshkët e Sharrit. Ideja e hartimit të këtyre ligjeve ishte që të mbrohen jo vetëm pyjet, por edhe flora dhe fauna që gjenden në to.

Me shumë kundërshtime të banorëve dhe të institucioneve relevante duke përfshirë edhe komunat në të cilat gjenden këto parqe, sot ato (parqet nacionale) menaxhohen nga një trupë e vetme që është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo nuk e ka ndryshuar shumë gjendjen në terren pasi që pyjet vazhdojnë të dëmtohen në mënyrë ilegale, por së paku e ka ndërprerë një praktikë të hedhjes së fajit të një institucioni ndaj institucionit tjetër, pasi që pyjet ku tani janë parqet nacionale dhe ku përfshihen shumica e pyjeve publike, menaxhoheshin nga tri nivele institucionesh (Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejtoritë rajonale dhe komunat).

Në Agjencinë e Pyjeve thonë se kjo mund të jetë njëra prej arsyeve që pyjet janë dëmtuar në masë të  madhe. Ata madje thonë se në kohën kur kompetencat për pyjet kaluan të komunat nga viti 2010 deri në vitin 2013 gjendja u rëndua edhe më shumë. Kjo pasi komunat nuk e kishin infrastrukturën e nevojshme për evitimin e prerjeve ilegale dhe as burime njerëzore, duke përfshirë këtu edhe ekspertë të pyjeve.

“Pas vitit 2010, Agjencia Pyjore e ka vërejtur këtë konglomerat ligjesh dhe është përpjekur që të hartojë një draft-ligj të ri, ku do të koncentroheshin edhe njëherë kompetencat e pyjeve dhe do të jetë një autoritet i cili do të ketë edhe komentet për mbrojtjen dhe autoritet i cili do t’i marrë të gjitha masat ligjore që nga roja e pyllit e deri të organi më i lartë. Këto ndryshime janë pranuar nga të gjithë akterët dhe besoj që shumë shpejt ky ligj do të procedohet”, thotë Kadri Kadrijaj.

1/16
  • Rrafshojmë male

    Pyjet e rajonit të Dukagjinit janë ndër më të dëmtuarat në Kosovë që nga paslufta. Aty priten dru për qëllime industriale dhe për ngrohje. Dëmtimi i tyre është bërë në masë të madhe nga institucionet përmes tenderëve. Në këtë rajon vite më parë kishte drunj edhe atë të cilësisë së lartë, por që u shkatërruan në vazhdimësi. Sipërfaqe të tëra që ishin me pyje, tashmë janë rrafshuar

  • Pyjet e rajonit të Dukagjinit janë ndër më të dëmtuarat në Kosovë që nga paslufta. Aty priten dru për qëllime industriale dhe për ngrohje. Dëmtimi i tyre është bërë në masë të madhe nga institucionet përmes tenderëve. Në këtë rajon vite më parë kishte drunj edhe atë të cilësisë së lartë, por që u shkatërruan në vazhdimësi. Sipërfaqe të tëra që ishin me pyje, tashmë janë rrafshuar

Edhe komunat e pranojnë që me marrjen e kompetencave për pyjet atyre iu shtua shumë puna dhe përgjegjësitë, kurse nuk kishin njerëz të specializuar për këtë fushë brenda komunës. Mirëpo, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i Komunës së Deçanit, Nasim Haradinaj, ka thënë se shpërndarja e kompetencave po krijon zbrazëti dhe kjo më së shumti po e mundëson dëmtimin e pyjeve. Shumica e pyjeve të Komunës së Deçanit i takojnë parkut nacional Bjeshkët e Nemuna. Edhe pse kjo pjesë është shpallur park nacional, Haradinaj thotë se prerjet ilegale nuk janë ndalur, bile mendon se gjendja është edhe më e keqe.

“Komuna e Deçanit pak ka pyll që përdorët për ngrohje, por është i pasur me dru industrial që përdorët për përpunim. Kështu që vjedhja bëhet për përfitime materiale. Ata që prejnë për ngrohje janë dëmtues të vegjël, kurse ata që janë zanatlinj, që kanë mjete i dëmtojnë shumë pyjet, sepse jo çdokush mund të prej dru në sasi të mëdha”, shton Haradinaj.

Gjykatat parashkruajnë mijëra lëndë që kanë të bëjnë me vjedhjen e pyjeve

Rëndom Agjencia e Pyjeve të Kosovës ua ka lënë fajin gjykatave që nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet.  Ata ankohen që lëndët e tyre anashkalohen nga gjykatat dhe e gjithë kjo është dekurajuese edhe për rojet e pyllit dhe zyrtarët e tjerë të cilëve përgatitja e lëndës për ta dërguar në gjykatë u merr shumë kohë. Gjykatat e kanë versionin e tyre pse lëndët që ndërlidhen me pyjet nuk kryhen kurrë ose edhe kur kryhen dëmtuesit dënohen pak ose marrin dënim me kusht apo më gjobë, e që nuk është sanksion që i bën prerësit ilegalë që të ndërprejnë veprimtarinë e tyre.

Sidoqoftë Organizata për Demokraci dhe Antikorrupsion ÇOHU! prej disa vitesh është duke e monitoruar parashkrimin e lëndëve, dhe në bazë të këtij monitorimi del  që më së shumti parashkruhen lëndët që kanë të bëjnë me pyjet. Në vitin 2015 janë monitoruar vetëm lëndët për vjedhje pylli. Sipas këtij raporti, përveç numrit të lartë të lëndëve për pyjet edhe parashkrimi i këtyre lëndëve është tepër i lartë.

“Vepra penale vjedhje e pyllit është vepra më e parashkruar ndër vite. Në raportin monitorues të realizuar nga Organizata Çohu! për komplet parashkrimin e lëndëve nga viti 2001 deri në vitin 2014 rezulton që vepra penale që është parashkruar më së shumti është vjedhja e pyllit neni 358/285 me gjithsej 1783 lëndë të parashkruara”, thuhet në raport.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 shteti humbi të drejtën e zbatimit të sanksioneve penale për 1603 lëndë për vjedhje pylli.

Nga 6610 lëndë për vjedhje pylli sa ishin në punë në vitin 2014, në të gjitha gjykatat themelore dhe degët në mbarë Kosovën, janë parashkruar 604 lëndë, apo 9.14 % e totalit të lëndëve në punë.

Në komunat e Dukagjinit, përjashtuar Istogun ka pak lëndë që janë parashkruar. Sipas të dhënave që i kemi siguruar nga gjykatat, del se në Deçan në vitin 2013 është parashkruar vetëm një lëndë, në vitin 2014, 10 lëndë, në vitin 2015 vetëm dy. Në Pejë në vitet 2013-2015 janë parashkruar vetëm dy lëndë. Te Istogu gjendja është më ndryshe. Në këtë komunë në vitin 2013 janë parashkruar 211 lëndë, më 2014 numri i lëndëve të parashkruara ka rënë në 38, kurse me 2015 ky numër është 42.

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, ka monitoruar lëndët e Gjykatës Themelore të Pejës-dega në Deçan që kanë të bëjnë me dëmtimin e pyjeve. Adem Lushaj nga kjo organizatë thotë se në gjykata nuk dërgohen kompanitë apo dëmtuesit e mëdhenj. Aty sipas tij dërgohen raste që i takojnë nivelit të dobët ose të mesëm ekonomik.

“Pra të gjitha rastet që janë dërguar në gjykatë kanë qenë persona fizikë që janë zënë me kuaj apo me traktorë. Pra duhet bërë hetim më i thellë për këtë çështje se përse nuk ka pasur asnjë operator ekonomik që është dërguar në gjykatë”, thotë ai.

Rojet të përfshirë në keqpërdorim

Duket se ka një mobilizim për dëmtimin e pyjeve e në këtë janë të përfshirë edhe ata që do të duhej të kujdesen drejtpërdrejtë për ruajtjen e tyre. Tek rojet e pyllit bie më së shumti barra për ruajtjen e pyllit. Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës e pranojnë se gati 50 për qind e rojeve të pyllit, kanë raste të ngritura hetimore.

Një roje pylli që nuk ka dashur t’i përmendet emri tregon për Preportr se në rajonin ku ai operon ka parë se si roje të pyllit marrin ryshfet bashkë me shefat e tyre. Ai thotë se pa këtë lidhje me shefin, roja nuk mund të bëjë asgjë, sepse nëse dalin në terren përgjegjësit shumë lehtë e vërejnë se në rajonin që roja e ka nën kontroll sa dru janë prerë.

“Ka mundësi që shefi fletëparaqitjen e rojës nuk e dërgon hiç në gjykatë për shkak të lidhjeve që i kanë me dëmtuesit e pyllit”, thotë ai.

Edhe ky roje pylli e pranon se përzierja e kompetencave ka krijuar hapësirë që me shumë lehtësi të keqpërdoret puna edhe nga rojet e pyllit. Inspektorët që e kanë për detyrë që t’i kontrollojnë rojet sipas tij,  dalin  rrallë në terren. Ai thotë se edhe ata roje që duan të kryejnë punën si duhet nuk i kanë as kushtet elementare që ta kryejnë këtë punë. “Rojet nuk kanë kushte për punë. Pajisja e tyre me armë nuk ka dhënë efekt, pasi pushka e gjuetisë është shumë e rëndë dhe e gjatë për t’u bartur. Shumica e rojtarëve udhëtojnë me autobus dhe nuk  e marrin armen e gjatë me vete. Më mirë është që rojet të kenë revole”, thotë ai.

“Gjatë kontrollit që Agjencia Pyjore  bënë  në terrenet pyjore, dhe sipas regjistrimeve të terreneve pyjore, ku rojet e pyjeve janë të obliguar që ta ruajnë, ka pasur raste kur një pjesë e madhe e rojeve i kanë tejkaluar këto kompetenca, domethënë masa drusore që është lejuar që të prehet, ka qenë shumëfish më e madhe sesa ajo që është lejuar brenda asaj sipërfaqeje pyjore”, thotë zyrtari i Agjencisë së Pyjeve Kadri Kadrijaj.

Kur ato regjistrime të terreneve sipas tij kanë shkuar në dorën e inspektorëve, menjëherë janë ndërmarrë masat ligjore dhe është ushtruar fletëparaqitje penale ose kundërvajtje dhe është kërkuar dëmi pyjor për atë sasi të masës drusore.

“Me këto fletëparaqitje një pjesë e madhe e rojeve sot janë nëpër gjykata dhe është kërkuar marrja e masave disiplinore nga ana e komunave. Mund të them se janë mbi 50 për qind e rojeve të pyjeve që kanë fletëparaqitje në gjykata. Ka komuna që krejt rojet i ka të përfshirë në fletëparaqitje. Ka pasur kontrolle të mëdha në këtë drejtim nga inspektorati, por prerjet ilegale kanë vazhduar”, thotë ai.

Shumë raste konfiskimi

Pavarësisht se shumë prej lëndëve që lidhen me pyjet parashkruhen, autoritetet kompetente vazhdojnë të ngritin qindra fletëparaqitje, kallëzime penale dhe procedura të tjera hetimore ndaj prerësve ilegalë të pyjeve.

Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Nacional "Bjeshkët e Nemuna", Fatmir Morina, pavarësisht se thotë se gjendja e pyjeve që gjenden në parkun nacional të cilin e menaxhojnë është më e mirë prej vitit 2013, statistikat e kallëzimeve penale nuk e tregojnë këtë.

play

Në vitin 2016 prej janarit deri në shtator kjo drejtori ka ngritur 64 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore në Pejë, 13 të tilla në Prokurorinë Themelore në Prizren, tri kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Deçan, 2 në Gjykatën Themelore në Pejë, 10 në Gjykatën Themelore në Prizren - dega në Dragash.

Ndërkaq, 75 kërkesa për fillimin e procedurës civile i ka dërguar në Avokaturën Shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, 4 lëndë janë dorëzuar te Përmbaruesi Privat për realizim të dëmit. Gjithashtu 33 pagesa të taksave gjyqësore lidhur më inicimin e padive në kontest civil për kompensimin e dëmit që e ka bërë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Në vitin 2016 nga ky institucion janë përfaqësuar 39 seanca gjyqësore.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës që Preportr i ka marrë për rajonin e Dukagjinit në lidhje me konfiskimin e druve që janë prerë në mënyrë ilegale dhe automjeteve të konfiskuara me të cilat janë bartur ato dru, del se drutë më së shumti janë konfiskuar në periudhën kur pyjet menaxhoheshin nga komunat. Nga këto statistika del se dy vitet 2014-2015 gjendja është përmirësuar paksa.

Më së shumti raste te konfiskimit ka në Komunën e Pejës gjatë pesë viteve 496 raste. Në Deçan janë shënuar 195 raste të konfiskimit, në Istog janë shënuar 286 raste të konfiskimit.

Në statistika përfshihen edhe komunat Junik dhe Klinë, por rastet e konfiskimit në këto komuna janë shumë më të vogla.

Një sasi e druve janë konfiskuar edhe në tregje pasi ato në shumë raste janë të prera ilegalisht. Preportr i ka vizituar tregjet në Pejë, por shitësit e tyre na kanë prezantuar prej një hapësirë të madhe me dru vetëm dy-tre prej tyre të damkosura. Disa prej shitësve kanë thënë se drutë nuk i marrin në Dukagjin, por në pjesë të tjera të Kosovës, si për shembull nga fshatrat e Komunës së Prishtinës, në Shalë të Bajgores etj.

Gëzim Agushi shitës i druve në tregun e Pejës, thotë se të gjitha drutë që i shet i merr në mënyrë ligjore.

“Të gjitha i marrim në mënyrë ligjore të pajisur me të gjitha dokumentet. Por ka edhe shitës të tjerë të cilët shesin pa letra dhe sigurisht që na dëmtojnë neve sepse ata mund t’i shesin edhe më lirë, pasi që nuk paguajnë për asgjë”, thotë ai.

Zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, thonë se disa herë në bashkëpunim edhe me inspektorët e tregut kanë dalë në aksione të përbashkëta dhe gjatë këtyre aksioneve kanë konfiskuar me mijëra kubik dru të prera ilegalisht.

“Është konfiskuar ajo masë drusore secilit person veç e veç dhe njëkohësisht janë nisur procedurat ligjore për shkeljet të cilat ata i kanë bërë.  Unë personalisht dhjetëra herë në dy tregjet e Pejës, tek rruga transit për Deçan dhe në tregun e Vitomericës kam hasur në raste të tilla dhe me kamionë kemi konfiskuar në këto dy tregje. Vetëm në vitin 2012 i kemi konfiskuar 1 mijë e 200 metra kub në regjionin e Pejës”, thotë zyrtari i AKP-së Kadri Kadrijaj.

Pasoja të mëdha për ambientin

Dëmi që i është bërë pyjeve sipas njohësve të fushës së ambientit është shumë i madh. Ky dëmtim ka pasoja të rënda edhe për gjeneratat e ardhshme. E gjithë prerja është bërë pa ndonjë planifikim paraprak dhe ka komuna ku pothuajse nuk ka pjesë ku nuk janë dëmtuar pyjet.

“Sot edhe në nivelin global si një ndër shkaktarët kryesorë të problemeve mjedisore dhe problemit më të madh që sot ekziston që është efekti serrë, përkatësisht ngrohja globale, lidhet me shpyllëzimin”, thotë njohësi i fushës së ambientit, Zeqir Veselaj.

Sipas tij, çdo prerje e mijëra hektarëve të druve që ndodh, e zvogëlon masën e gjelbërimit e cila e thithë dyoksidin e karbonit, si gazi kryesor që e shkakton efektin serrë.

“Në të njëjtën kohë shkakton edhe zvogëlimin e një kapaciteti prodhues të oksigjenit. Pyjet janë balancuesit kryesor të koncentrimit të dy gazrave kryesore e që janë oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit”, thotë ai.

Me prerjen e pyjeve sipas tij  preket edhe baza ekonomike e resurseve natyrore, preket edhe cikli i të reshurave në shumë pjesë të botës përfshirë Kosovën.

Kemi një çrregullim që lidhet kryesisht me prerjen e pyjeve, sepse pyjet janë ato që e mbajnë qarkullimin e avullit të ujit në ecje të vazhdueshme dhe sigurojnë reshjet. Kështu që dëmet në aspektin ekologjik janë shumë të mëdha dhe kjo prerje shkon në kundërshtim me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Zeqir Veselaj, njohës i fushës së ambientit

“Kemi një çrregullim që lidhet kryesisht me prerjen e pyjeve, sepse pyjet janë ato që e mbajnë qarkullimin e avullit të ujit në ecje të vazhdueshme dhe sigurojnë reshjet. Kështu që dëmet në aspektin ekologjik janë shumë të mëdha dhe kjo prerje shkon në kundërshtim me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm”, thotë ai.

Në Kosovë kërkesat për dru janë të mëdha, sepse aktualisht resursi kryesor për shumicën e popullatës për ngrohje dhe për energji është resursi drunor. Prandaj duke marrë parasysh këtë, shqetësuese është se sa në mënyrë të menaxhuar janë duke u prerë pyjet.

Në Kosovë është miratuar Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2010-2015, që bashkë me kornizën ligjore dhe raportet e hartuara prej ekspertëve duke përfshirë edhe Inventarizimin e Pyjeve mund të përbente bazën për dalje nga kriza, po as në vitin 2016 nuk po shihen efektet e tyre.

Një sasi e madhe e druve prehen për nevoja të institucioneve shtetërore

Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ankohen se drutë ende janë resursi kryesor për ngrohje edhe për institucionet e Kosovës, prandaj sipas tyre një pjesë e madhe e druve priten për nevojat e tyre. Ndërkaq, Kadri Kadrijaj përmend se si shumica e shkollave dhe disa institucione tjera shtetërore në Kosovë ende ngrohen me dru.

Sipas ekspertëve, Kosova nuk ka shumë alternativa për ngrohje, prandaj përveç rrymës, alternativa e vetme për ngrohje mbetet druri. Para luftës është prerë një sasi shumë më e vogël e druve, kurse tani kërkesat janë shumë më të mëdha sa që nevojat për këtë resurs i kanë tejkaluar të gjithë parashikimet.

Preportr, ka kërkuar të dhëna nga Dogana e Kosovës për të parë nëse sasia e madhe e prerjes së druve mund të ketë qëllim eksportimin e tyre. Të dhënat tregojnë që Kosova eksporton sasi të vogël të druve, sikundër që edhe importi nuk është i madh.

Përveç për ngrohje që përdoret shumica e druve në Kosovë, një pjesë e tyre llogaritet si dru industrial. Ne kemi kërkuar të dhëna se sa prej druve të Kosovës përdorët për nevoja të industrisë së drurit por nuk kemi arritur të marrim shifra të sakta. Krejt çka kemi mundur të bëjmë është fakti që jemi marrë me sharrat të cilat në shumicë janë të koncentruara në Komunën e Deçanit, aty ku ka më së shumti dru industrial.

Ne kemi kërkuar nga Komuna e Deçanit të na dërgojë të dhëna se sa sharra veprojnë në këtë komunë dhe sipas asaj që ata na kanë dërguar shihet se shumica prej tyre e kanë ndërprerë aktivitetin.  Por duket se edhe sharrat e kanë pasur rolin e tyre në dëmtimin e madh të pyjeve, natyrisht në rajonet ku ka më shumë dru për industri. Ato në shumicën e rasteve drurin që e përdorin e paraqesin si të importuar nga Mali i Zi, por Inspektorati që gjendet në kuadër të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës e bën edhe inspektimin e subjekteve që merren me përpunimin primar të drurit.

Kadri Kadrijaj thotë se pas inspektimit disa prej këtyre sharrave i kanë mbyllur.

“Të gjitha këto subjekte përmes departamentit të pylltarisë licencohen për zhvillimin e aktivitetit të tyre dhe fillimisht kërkohet pjesa e dokumentacionit dhe njëkohësisht kryhet edhe dokumentacioni i prejardhjes së masës drusore dhe ka raste kur inspektorët kanë hasur në masë drusore që ka qenë pa prejardhje dhe menjëherë është marrë vendim për konfiskimin e asaj mase drusore dhe njëkohësisht për nisjen e procedurave ligjore për ndëshkimin këtyre operatorëve, ka pasur raste kur subjekte të tilla janë mbyllur”, thotë ai.

Edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë i Komunës së Deçanit, Nasim Haradinaj, thotë se sharrat kanë kontribuuar në dëmtimin në masë të madhe të pyjeve.