English
Scroll top

Pyetësor: Metodat e vlerësimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me metodat e vlerësimit të studentëve nga profesorët në Universitetin e Prishtinës

07 Tetor 2021

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me metodat e vlerësimit të studentëve nga profesorët në Universitetin e Prishtinës. Duam të dimë nga ju se sa po zbatohet vlerësimi gradual siç është i përcaktuar në syllabus. Ky lloj i vlerësimit nënkupton që studentët të vlerësohen me përqindje për pjesëmarrjen aktive në ligjërata, ushtrime, punime seminarike, kollokviume etj.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e pyetësorit, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.