English
Scroll top

Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

07 Nëntor 2022

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga ju se çka mendoni për procesin e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë. A mendoni që zyrtarët e deklarojnë gjithë pasurinë e tyre, a e nënvlerësojnë apo mbivlerësojnë pasurinë e tyre etj.

Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e këtij pyetësori, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër.

Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.