Prishtinë, 03 Gusht 2021
Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr janë duke realizuar një hulumtim lidhur me ndikimin e hidrocentraleve në mjedisin përreth vendbanimeve.
Përmes këtij pyetësori synojmë që të identifikojmë problemet që janë shkaktuar nga ndërtimet e hidrocentraleve.
Ju inkurajojmë që të bëheni pjesë e pyetësorit, përmes të cilit do të na ndihmonit shumë që të realizojmë këtë hulumtim.
Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të realizimit të hulumtimit dhe nuk do të përdoren për asgjë tjetër. Gjithashtu, të dhënat personale të mbledhura nga ky pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të bëhen asnjëherë publike.