01 November 2018

Prokurimi në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës, ndërmarrja me më së shumti shpenzime të parasë publike përmes tenderëve, vazhdon të mos auditohet nga ZKA-ja. Hulumtimi i Preportr dëshmon se shumë kompani të cilat janë penalizuar ndër vite për mosrespektim të kontratës vazhdojnë të fitojnë miliona euro përmes tenderëve. KEK-u është institucioni publik ndaj të cilit parashtrohen më së shumti ankesa nga operatorët ekonomikë lidhur me shkeljen e Ligjit të Prokurimit. Në anën tjetër, vetë kjo ndërmarrje disa herë nuk i ka respektuar vendimet e OSHP-së.

By  Preportr

play