31 May 2016

"Punët e qeverisë në 1 minutë" - Privatizimi i PTK-së

Që nga koha e hyrjes në treg e operatorit të dytë të telefonisë mobile, PTK-ja ka shënuar rënie konstante në të hyrat e saj, përfshirë edhe rënie drastike të vlerës së përgjithshme të ndërmarrjes. PTK-ja është ndërmarrje e cila fokusin kryesor e ka në ofrimin e shërbimeve të telefonisë së zërit prej nga ka gjeneruar profitin më të madh. Në këtë kuadër, ndryshimet në fushën e telekomunikacionit si teknologjia brez-gjerë e cila ka mundësuar përdorimin e aplikacioneve pa pagesë për nevoja dhe shërbime të ndryshme, ka kontribuar në rënien e të hyrave të PTK-së. Sidoqoftë dhe ashtu siç do të dokumentohet në këtë raport hulumtues, ndikim domethënës në këtë drejtim kanë pasur edhe vendimet e shumta të marra nga hisedari kryesor (qeveria), si dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta të partive politike, të cilat kanë ndikuar negativisht në funksionimin e ndërmarrjes

 

play